Pesë muzikantë të njohur shqiptarë - violinistët Abigeila Voshtina dhe Visar Kuçi, Herida Duro - violë, Mario Guralumi - violonçel dhe sopranoja Besa Llugiqi, prezantuan para publikut të qytetit Stara Zagora veprat më domethënëse të kulturës shqiptare, këngët tradicionale urbane dhe popullore, si dhe muzikë bashkëkohore në koncertin “Zërat e Shqipërisë”.
Koncerti u mbajt në mbrëmjen e gjashtë të Festivalit të Artit të Operës dhe të Baletit dhe u prit me duartrokitje nga publiku, transmeton BTA. Të ftuar specialë në aktivitetin muzikor ishin ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është koncerti i parë me muzikë shqiptare që mbahet në skenën e Operës së Stara Zagorës, në kuadër të festivalit, i cili për të shtatin vit radhazi prezanton një ansambël dhomash nga Ballkani.
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..