Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Treni Sofje-Stamboll në renditjen e Lonely Planet për vitin 2023

Foto: bdz.bg

Lonely Planet, lideri botëror në botimin e udhëzuesve të udhëtimit, ka përpiluar një listë të udhëtimeve më të mira që mund të bëjmë në vitin 2023. Publikimi ka renditur 30 atraksionet në renditjen e tij vjetore, e cila përfshin pesë kategori: udhëtime, ngrënie, mësim, pushime dhe lidhje. Ndër destinacionet më të mira është treni ekspres Stamboll-Sofje. Sipas botimit, shërbimi i rivendosur para pak kohe i udhëtimeve gjatë natës "kombinon dy aventura në një, duke u nisur nga Stambolli - një vend ku Lindja takohet me Perëndimin - dhe duke i çuar pasagjerët në kryeqytetin e qetë të Bullgarisë 11 orë më vonë".

Tom Hall - eksperti i trenave i Lonely Planet shkruan se ekspresi i natës në fjalë "e kalon kufirin që ngjan me fortesë midis dy vendeve dhe lëviz nëpër vendkalimet malore para se të mbërrijë në Sofje – një qytet të nënvlerësuar, por mikpritës". Duke u larguar nga Stambolli, pasagjeri do të shijojë peizazhe të lashta dhe të mrekullueshme ndërsa treni lëviz ngadalë nëpër malet e Bullgarisë. Dhe nga Sofja hapеt rruga për udhëtime të mëtejshme epike nëpër Evropë, thotë Tom Hall.

Autori i Lonely Planet u rekomandon udhëtarëve që tashmë kanë mbërritur në kryeqytetin bullgar, të vizitojnë katedralen “Shën Aleksandër Nevski", Muzeun Kombëtar të Shkencave të Natyrës dhe Galeria “Kuadrat 500”.

Në artikull, Tom Hall përmend se ku turistët mund të hanë një mëngjes të mirë dhe të pinë një birrë të këndshme artizanale. Dhe përfundon me fjalët "Udhëtarët vendas me të cilët fola rekomanduan një udhëtim me linjën me binarë të ngushtë nga Septemvri në Dobrinishte si një turne shumë piktoresk në afërsi të linjës Plovdiv-Sofje.”

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bdz.bg, tesnolineikata.com, BGNES

Më shumë nga rubrika

Planetariumi në Burgas tashmë mirëpret mysafirët kureshtarë

Banorët dhe mysafirët e Burgasit tani mund të përfitojnë nga një tjetër atraksion në qytetin bregdetar, i cili do t'i njohë me ato që po ndodhin në Kozmosin e pafund. Bëhet fjalë për planetarin e sapohapur, që ndodhet në zonën e terminalit të..

botuar më 23-05-28 11.15.PD

Shumen, nga ku fillon Bullgaria

„Këtu fillon Bullgaria - pesë gishta në një grusht hekuri. Të lidhur me traditën e lashtë, të skalitura në mars hime dhe përpjekje!” Kështu fillon himni i qytetit të Shumenit, duke kënduar fillimin epik të shtetit bullgar, i themeluar..

botuar më 23-05-21 1.10.MD

Kompleksi turistik “Shën Konstantin dhe Elena” ka 115 vjetorin

Kompleksi turistik "Shën Konstantin dhe Elena" është resorti më i vjetër bullgar në Detin e Zi. Ndodhet 10 km nga qendra e Varnës dhe kombinon në mënyrë unike privatësinë me komplekset moderne dhe një sërë shërbimesh. Kombinimi i ujit termal, detit,..

botuar më 23-05-21 10.10.PD