Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Treni Sofje-Stamboll në renditjen e Lonely Planet për vitin 2023

Foto: bdz.bg

Lonely Planet, lideri botëror në botimin e udhëzuesve të udhëtimit, ka përpiluar një listë të udhëtimeve më të mira që mund të bëjmë në vitin 2023. Publikimi ka renditur 30 atraksionet në renditjen e tij vjetore, e cila përfshin pesë kategori: udhëtime, ngrënie, mësim, pushime dhe lidhje. Ndër destinacionet më të mira është treni ekspres Stamboll-Sofje. Sipas botimit, shërbimi i rivendosur para pak kohe i udhëtimeve gjatë natës "kombinon dy aventura në një, duke u nisur nga Stambolli - një vend ku Lindja takohet me Perëndimin - dhe duke i çuar pasagjerët në kryeqytetin e qetë të Bullgarisë 11 orë më vonë".

Tom Hall - eksperti i trenave i Lonely Planet shkruan se ekspresi i natës në fjalë "e kalon kufirin që ngjan me fortesë midis dy vendeve dhe lëviz nëpër vendkalimet malore para se të mbërrijë në Sofje – një qytet të nënvlerësuar, por mikpritës". Duke u larguar nga Stambolli, pasagjeri do të shijojë peizazhe të lashta dhe të mrekullueshme ndërsa treni lëviz ngadalë nëpër malet e Bullgarisë. Dhe nga Sofja hapеt rruga për udhëtime të mëtejshme epike nëpër Evropë, thotë Tom Hall.

Autori i Lonely Planet u rekomandon udhëtarëve që tashmë kanë mbërritur në kryeqytetin bullgar, të vizitojnë katedralen “Shën Aleksandër Nevski", Muzeun Kombëtar të Shkencave të Natyrës dhe Galeria “Kuadrat 500”.

Në artikull, Tom Hall përmend se ku turistët mund të hanë një mëngjes të mirë dhe të pinë një birrë të këndshme artizanale. Dhe përfundon me fjalët "Udhëtarët vendas me të cilët fola rekomanduan një udhëtim me linjën me binarë të ngushtë nga Septemvri në Dobrinishte si një turne shumë piktoresk në afërsi të linjës Plovdiv-Sofje.”

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bdz.bg, tesnolineikata.com, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zarica Dinkova

E përfaqësojnë Bullgarinë në ekspozitën më të madhe turistike në Madrid

Vaj trëndafili, verëra, eksperienca të paharrueshme spa dhe Wellness, histori shekullore, të ekspozuara mes pikturave natyrore nga Bullgaria. Kështu, 17 kompani dhe komuna bullgare që marrin pjesë në një nga ekspozitat më të mëdha turistike..

botuar më 24-01-25 11.51.PD
Foto: BTA

Perspektiva të mira për sezonin e skive ... mjafton të ketë borë!

Sezoni i skive duket se do jetë i suksesshëm, ky është mendimi i punëtorëve në këtë sektor. Dimri me borë, të paktën tani për tani, jep arsye për optimizëm, ashtu si dhe numri i rezervimeve në resortet tona. Në praktikë, dy konfliktet ushtarake - në..

botuar më 24-01-23 7.35.PD

Sofja është ndër kryeqytetet më të preferuara në Evropë për turizmin e fundjavës

Sofja është në vendin e tretë në mesin e qyteteve evropiane më të përshtatshme për udhëtime në fundjavë në vitin 2024, njoftoi qendra e shtypit e aeroportit të kryeqytetit. Ata citojnë renditjen e TripAdvisor, e cila bazohet në të dhënat dhe..

botuar më 24-01-15 9.40.PD