Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trashëgimia e zhytur – fshatra kujtojnë për veten nga fundi i digave

Një pjesë e madhe e fshatit Asparuhovo u shkatërrua për shkak të ndërtimit të digës „Conevo“, dhe kisha, e cila shihet në foto, u zhvendos nga vendasit gur më gur nga zona e vërshuar në një vend më të lartë
Foto: Trashëgimia e Fundosur

Në mesin e shekullit XX dhjetëra fshatra bullgare u fundosën përgjithmonë nën ujë, ndërsa banorët e tyre u shpërngulën nga trojet e lindjes. Pushteti komunist filloi ndërtimin e përshpejtuar të digave, por me çmimin e fateve të thyera njerëzore.

Sot pothuajse nuk dihet asgjë për këto copa fantazmë të tokës bullgare të mbetura në fund të digave. Vende-vende rrënojat e trishtë të kishave ose varrezave ende dalin mbi ujë, duke dhënë një ndjenjë pikëllimi dhe humbjeje të pakthyeshme. Cili ishte fati i këtyre fshatrave, çfarë ndodhi me banorët e tyre?

Kisha e fundosur e fshatit Zapallnja 

Tempulli i fshatit të zhvendosur pjesërisht Popovo (Vitoshko) për shkak të ndërtimit të digës „Studena“

Një ekip nga Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave ndoqi gjurmët e Trashëgimisë së Fundosur të Bullgarisë, për të hequr vellon e së shkuarës.

Deri më tani studiuesit identifikuan 23 diga, në ndërtimin e të cilave u shpërngulën banorët e më se 60 fshatrave dhe mëhallave me nga disa shtëpi. Shumica ishin në rajone të prapambetura malore, pa korrent, rruga, dyqane, mjekë.... Ja përse zhvendosja në rajone më të begatshme dhe më të rregulluara do të thoshte modernizim dhe shans për një jetë më të mirë, mësojmë nga krye-asistentja dr. Lina Gergova, udhëheqëse e ekipit kërkimor të Akademisë Bullgare të Shkencave. Ku drejtë, ku jo, këta persona u dëmshpërblyen nga shteti. Për disa u ndërtuan shtëpi, të tjerë morën shpërblime financiare ose mundësinë për të blerë materiale ndërtimi në mungesë me çmime më të ulëta. “Fatkeqësisht, disa nga pronarët e tokave të punueshme u kompensuan me një vlerë shumë të ulët. Përveç kësaj, ata humbën anëtarësimin në EkonomitëKooperativiste të Punës Bujqësore, gjë që ndikoi rëndë në gjendjen e tyre financiare dhe shoqërore gjatë socializmit”, thotë doktoresha Lina Gergova. Ekipi i saj u takua me dhjetëra trashëgimtarë të të shpërngulurve dhe mblodhi histori të njerëzve që nuk mund të pranonin të ndaheshin me shtëpinë dhe tokat e tyre stërgjyshore.

Diga „Ivajllovgrad“ dhe fshati i zhvendosur pjesërisht Mallki Voden

Kemi tregime se si ata nuk donin të largoheshin, se si nuk besonin, se uji i digës në të vërtetë do të vinte deri në oborrin e tyre dhe qëndronin përderisa uji fillonte të depërtonte në shtëpinë. Kemi një histori të tillë në një nga fshatrat e zhytura nën digën “Iskër”. Dhe kemi të dhëna për një familje që gjatë ndërtimit të pendës “Jovkovci” refuzoi të largohej nga fshati dhe u vendos në një fuçi të madhe vere. Pasi të gjitha shtëpitë u shkatërruan, ata u dëbuan me dhunë prej andej” - tregon Gergova.

Njerëzit vetë çmontonin shtëpitë e tyre për të shpëtuar materialin ndërtimor. Më pas nisnin ekskavatorët për të niveluar fundin e digës. Mirëpo, skeletet e kishave mbeteshin si rroje të kujtesës së humbur.

Mbetjet e varrezave të fshatit Vitevci, të shpopulluar dhe të fshirë sot nën ujërat e digës „Jovkovci“

“Shpjegimi është i thjeshtë - nuk kishte njerëz të gatshëm për të shkatërruar kishën. Por kemi edhe raste të kishave të hedhura në erë, si ajo e fshatit Jovkovci në digën me të njëjtin emër, apo kisha në fshatin Darec në digën “Studen Klladenec”. Dhe për varrezat - ndonjëherë njerëzit mblidhnin eshtrat e të dashurve të tyre dhe i zhvendosnin. Për shembull, banorët e fshatit Zhrebçevo i gërmonin eshtrat, i mblidhnin në një eshtërore dhe i varrosnin pranë një moteli. Aty vendosën edhe një monument përkujtimor të fshatit. Por rreth motelit filloi ndërtimi, pllaka përkujtimore u zhduk dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me eshtrat” - shpjegon doktoresha Lina Getova.

Nëpër gjurmët e së kaluarës – kisha e zhytur në liqenin artificial Zhrebçevo

Kisha „Shën Gjergji“ në fshatin Mallki Voden. Fshati u zhvendos pjesërisht në ndërtimin e pendës „Ivajllovgrad“ në fillim të viteve 60-të të shekullit XX

Disa nga fshatrat ndodheshin përgjatë brigjeve të digave në ndërtim, prandaj autoritetet i shpërngulën banorët për arsye higjienike dhe transporti. Pas kohe, edhe ata u zhytën në harresë.

Është shumë e trishtueshme që fshatrat u shkatërruan, por nuk duhet të harrojmë dobitë e madha që sjellin digat jo vetëm për furnizimin me ujë të vendbanimeve, por edhe për elektrifikimin e Bullgarisë, furnizimin me ujë industrial, bujqësinë e ujitur - kjo është një pasuri e madhe. Ndoshta ia vlente sakrifica. Dhe pikërisht kështu njerëzit ishin të bindur se duhet të sakrifikoheshin për të mirën e përbashkët. Madje kishte këngë të tilla, ndonëse propagandistike, që përhapeshin në parimin e folklorit. Për shembull, hasëm një këngë në turqisht, të regjistruara në vitin 1954, për përfitimet nga diga “Studen Klladenec” dhe sa bukur do të jetë kur njerëzit të kenë një digë dhe ujë për të gjithë” - tregon doktoreshë Lina Gergova.

Shikoni më shumë:

Zapallnja ose të zhysin të kaluarën dhe besimin tënd

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Trashëgimia e Fundosur



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD

Shenjtëria e tij Patriarku Bullgar Neofit u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..

botuar më 24-03-14 9.22.PD
Bullgarët e Banatit nga fshati Bërdarski Geran

Bullgarët e Banatit pak të njohur në Bullgari

Në praktikë, ata janë mes nesh dhe është e vështirë t'i dallojmë nga të gjithë bullgarët e tjerë, sepse zotërojnë shkëlqyeshëm bullgarishten letrare dhe përshtaten në mënyrë të përkryer në shoqërinë tonë, madje edhe emrat e tyre nuk tingëllojnë..

botuar më 24-03-12 7.20.PD