Në një takim në Bruksel, ministri i energjetikës Rosen Hristov dhe kolegia e tij franceze Anies Panier-Ryunache diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë me theks në energjinë gjeotermale dhe bërthamore. Në lidhje me bashkëpunimin në energjetikën bërthamore, ministri francez theksoi se “Framatom” është i pavarur nga Rusia dhe është i gatshëm të marrë pjesë në procesin e diversifikimit të furnizimit me lëndë djegëse të freskët bërthamore për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe të ndihmojë palën bullgare në rast zgjerimi i programit bërthamor në të ardhmen.
Dëshirën e kompanisë franceze e shprehu edhe udhëheqja e saj në krye me drejtorin ekzekutiv Bernard Fontana në një takim në Sofje me presidentin Rumen Radev. Presidenti theksoi se arritja e diversifikimit të energjisë është prioritet kyç për vendin tonë.
Ditën e martë në shumë vende të Bullgarisë do të zhvillohen vranësira me shi. Do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe stuhi. Pritet edhe breshër. Në rajonet perëndimore dhe qendrore të Fushës së Danubit pothuajse nuk do të ketë reshje...
Radostin Vasilev, deputeti i koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i cili përhapi një regjistrim skandaloz të një mbledhjeje të "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha për BNT se ai ka frikë për jetën e tij dhe se..
Në poligonin e Novo Sellos, presidenti Rumen Radev mori pjesë në ditën e fundit të stërvitjes ushtarake ndërkombëtare “Mburoja mbrojtëse 23”. Së bashku me ministrin e mbrojtjes Dimitër Stojanov dhe shefin e mbrojtjes Adm. Emill Eftimov,..
PP-DB rinovoi negociatat për formimin e një kabineti me mandatin e dytë me GERB-SDS në Kuvendin Popullor, të udhëhequr nga të nominuarit për..
Afro 2000 fëmijë dhe mysafirë nga Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi do të marrin pjesë më 31 maj dhe..
“Besoj në fuqinë e drejtësisë reale, besoj në procedurat standarde të parlamentit dhe shpresoj që duke i ndjekur ato të arrijmë drejtësi reale...