Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2022

Borë dhe temperatura më të ulëta

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira. Deri në mëngjes në pjesën më të madhe të Bullgarisë Veriore do të bjerë borë e dobët, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë me shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 1° dhe 4°, kurse maksimalet nga 3° deri 8°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 2°, ndërsa ajo maksimale rreth 7°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët, me erë dhe reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 11°-13°. Temperatura e ujit detar do të jetë 13°-14°. Lëvizja e detit do të jetë 3-4 ballë.

Mbi male do të mbajë vranësira dhe reshje bore, nën rreth 1200 m - reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindje, në zonat e larta dhe të hapura nga juglindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 4°, në 2000 m - rreth minus 2°.


Më shumë nga rubrika

Për kufirin bullgaro-turk do të marrim 200 milionë euro nga BE

Vendi ynë do të marrë 200 milionë euro nga BE për të forcuar sigurinë e kufirit bullgaro-turk. Këtë e tha ministri i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, gjatë vizitës së tij në Departamentin e Policisë Kufitare në qytetin Mallko Tërnovo. Bullgaria..

botuar më 23-03-28 2.56.MD

Ekstremistët politikë kërcënojnë shkollat me bomba përmes internetit

Versioni kryesor i e-mail-eve për kërcënimet me bomba në shkollat në vendin tonë është se ato janë sulme hibride të lidhura me Rusinë, tha ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev. Shërbimet partnere në Evropë dhe SHBA janë alarmuar dhe po..

rinovuar më 23-03-28 12.03.MD
Ministri Dimitër Stojanov

Sipas ministrit të mbrojtjes, lufta në Ukrainë do të jetë një luftë e rraskapitjes

Janë bërë analiza dhe trajnime, përmes simulimit kompjuterik, për rreziqet që Bullgaria të sulmohet në rast të një konflikti të mundshëm Rusi-NATO, tha për Nova TV ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për..

botuar më 23-03-28 11.01.PD