Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti është gati për masa përkatëse në rast të vetos ndaj Bullgarisë për Shengenin

Kryeministri teknik Gëllëb Donev
Foto: BGNES

Bullgaria i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësimin në Shengen, tha në një konferencë kryeministri në detyrë Gëllëb Donev.

"Kriteret për anëtarësimin në Shengen, të cilat janë tërësisht teknike, janë mbuluar nga Bullgaria qysh në vitin 2011. Kjo është e njohur për të gjithë pjesëmarrësit në zonën Shengen, përfshirë qeveritë e Holandës dhe Austrisë," vuri në dukje kryeministri.

Pas një takimi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm Ivan Demerxhiev, ministrin e jashtëm Nikollai Millkov dhe ministrin e drejtësinë Krum Zarkov, Donev tha se ata i kanë rishikuar veprimet e qeverisë së përkohshme në ditët dhe javët e fundit për të siguruar mbështetje nga partnerët evropianë për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen.

“Gjatë takimit u komentuan edhe qëndrimet e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte dhe të kancelarit austriak Karl Nehamer, të shprehura publikisht ditët e fundit”, tha kryeministri. Ai kujtoi se muajt e fundit, me iniciativën e Bullgarisë dhe Rumanisë, janë kryer dy inspektime të Komisionit Evropian, të cilët kanë paraqitur një raport pozitiv.

“Një inspektim i veçantë u krye ditët e fundit edhe nga Ambasada e Austrisë në Sofje. Rezultati është gjithashtu pozitiv. Me keqardhje konstatoj se pavarësisht ftesës, pala holandeze zgjodhi të mos marrë pjesë në këto inspektime”, theksoi Kryeministri.

Qeveria është e gatshme për masa përkatëse nëse Holanda dhe Austria vendosin një veto ndaj anëtarësimit të Bullgarisë në Shengen, theksoi Donev. dhe shprehu shpresën se "arsyeja mund të mbizotërojë" në ditët e mbetura.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bruksel do të ketë një takim për seksionin bullgaro-maqedonas të korridorit nr. 8

Ministria e Transportit njoftoi se më 16 tetor në Bruksel do të ketë një takim në nivel të zëvendësministrave dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian në mes të vendeve bullgare dhe të Maqedonisë së Veriut, njofton BGNES. Do të diskutohen të gjitha..

botuar më 24-10-08 10.42.PD

Në Sofje u nderuan viktimat e sulmit të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit

Një ceremoni përkujtimore në Sinagogën Qendrore të Sofjes shënoi një vit nga sulmi i paprecedentë i lëvizjes palestineze "Hamas" kundër Izraelit. Sulmi shkaktoi luftën në Gazë, e cila, për shkak të organizatës "Hezbollah", përfshiu edhe..

botuar më 24-10-08 9.53.PD
Ylva Johansson

Johansson: Bullgaria dhe Rumania nuk lanë një gur pa lëvizur në rrugën drejt Shengenit

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson bëri thirrje për heqjen e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen deri në fund të vitit. “Bullgaria dhe Rumania bënë të gjitha përpjekjet dhe nuk lanë një gur pa..

botuar më 24-10-08 9.24.PD