Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta kundër një emisari të Patriarkanës së Moskës në Sofje

Foto: BGNES

Bullgarët dhe ukrainasit thërrasin "Vrasësit" dhe "Moska nuk është këtu" përpara Kishës Ruse “Shën Nikollaj” në Sofje. Ata po protestojnë kundër vizitës së Mitropolitit Antoni të Volokolamit, i cili është ministër i jashtëm i Patriarkanës së Moskës. Të pakënaqurit bllokuan në tempull ambasadoren ruse Eleonora Mitrofanova.

“Ne protestojmë sepse kjo është një paturpësi e madhe gjatë luftës nga ata që pushtojnë, këtu, në territorin e BE-së dhe në një vend të NATO-s, për të shërbyer për fitoren e Rusisë, tha një prej pjesëmarrësve në protestë Georgi Ivanov për BGNES.

Sipas protestuesve, peshkopi Antoni nuk duhej të lejohej në territorin bullgar. Ai mbërriti me ftesë të arkimandritit Vasian, përfaqësuesit të patriarkut rus në Sofje, pas takimit në Kazan të të ashtuquajturit formati Valdaj, ku Kremlini zakonisht prezanton politikën e tij para mysafirëve të huaj të ftuar.


Më shumë nga rubrika

Shteti do të subvencionojë 80% të kostos së ujit për vaditje

Shteti do të financojë 80% (pa TVSH) të ujit të vaditjes për fermerët, si masë kundër ushqimeve të shtrenjta, transmetoi BNT. Në një konferencë për media për prezantimin e platformës informative me çmime krahasuese të ushqimeve, ministri i..

botuar më 23-03-24 5.00.MD

Në një makinë doganierët gjetën një milion e gjysmë euro

Në vendkalimin kufitar “Kapitan Andreevo”, doganierët kanë gjetur dje të padeklaruar mbi një milion e gjysmë euro në një veturë, ku ka pasur dhe një foshnjë 18 muajshe, raporton BGNES. Që nga fillimi i vitit në “Kapitan Andreevo” i janë sekuestruar që..

botuar më 23-03-24 3.42.MD

1/3 e furnizimit bullgar me gaz do të bëhet përmes Aleksandrupolisit

Pritet që nga viti 2024 të shkarkohen 10 cisterna me gaz të lëngshëm me gjithsej 1 miliard metër kub, të cilat do të drejtohen në Bullgari, tha ministri në detyrë i energjetikës Rosen Hristov. Së bashku me drejtorin ekzekutiv të “Bullgatransgaz”,..

botuar më 23-03-24 2.58.MD