Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta kundër një emisari të Patriarkanës së Moskës në Sofje

Foto: BGNES

Bullgarët dhe ukrainasit thërrasin "Vrasësit" dhe "Moska nuk është këtu" përpara Kishës Ruse “Shën Nikollaj” në Sofje. Ata po protestojnë kundër vizitës së Mitropolitit Antoni të Volokolamit, i cili është ministër i jashtëm i Patriarkanës së Moskës. Të pakënaqurit bllokuan në tempull ambasadoren ruse Eleonora Mitrofanova.

“Ne protestojmë sepse kjo është një paturpësi e madhe gjatë luftës nga ata që pushtojnë, këtu, në territorin e BE-së dhe në një vend të NATO-s, për të shërbyer për fitoren e Rusisë, tha një prej pjesëmarrësve në protestë Georgi Ivanov për BGNES.

Sipas protestuesve, peshkopi Antoni nuk duhej të lejohej në territorin bullgar. Ai mbërriti me ftesë të arkimandritit Vasian, përfaqësuesit të patriarkut rus në Sofje, pas takimit në Kazan të të ashtuquajturit formati Valdaj, ku Kremlini zakonisht prezanton politikën e tij para mysafirëve të huaj të ftuar.


Më shumë nga rubrika

Parashikojnë një pjesëmarrje rekord të ulët të votuesve

7 formacione hyjnë në parlamentin e ri, sipas një sondazhi të “Mediana” për qëndrimet e votuesve te data 23 mars. GERB-SDS mbledh 24.7 për qind mbështetje nga ata që thanë se do të votonin. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” është me..

botuar më 23-03-24 12.23.MD
Naum Kajçev

Shkupi shfrytëzon historinë për të shkelur të drejtat e bullgarëve maqedonas

Është i dukshëm një përshkallëzim i qëndrimit në Shkup ndaj Bullgarisë. Ka një përkeqësim të mjedisit për bullgarët në Maqedoninë e Veriut, tha për BNT Prof. Naum Kajçev. Recidivat nuk flasin mirë për reformat evropiane dhe ndryshimet që duhet të..

botuar më 23-03-24 11.55.PD
Lloyd Austin

Pentagoni është i shqetësuar për ndihmën kineze për Rusinë kundër Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti marrëveshjen e arritur për t'i dhënë Ukrainës 1 milion predha 155 mm pas përfundimit të ditës së parë të takimit të liderëve evropianë. Vizita e liderit kinez Xi Jinping në..

botuar më 23-03-24 9.32.PD