Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se Bullgaria mund të bëjë hapa përpara në rrugën e saj drejt Shengenit, por vitin e ardhshëm. Këtë ai e deklaroi në Tiranë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. “Në këtë fazë për Bullgarinë nuk është “Jo”, por “Jo akoma!”. Kam biseduar me presidentin Rumen Radev. Jam optimist se vitin e ardhshëm mund të bëjmë hapa përpara”, tha Rutte.
Edhe kancelari austriak Karl Nehammer deklaroi se Austria kundërshton pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. “Duhet më shumë kohë. Në Austri kemi 75 mijë emigrantë ilegalë të paregjistruar. Kjo do të thotë se ata kaluan kufirin e jashtëm të BE-së dhe mbërritën në një vend të brendshëm siç është Austria. Së pari duhet t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve të sigurisë”, u arsyetua Nehammer.
Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se..
Është dhjetëfishuar numri i shkeljeve të zonës me emetim të ulët në qendër të Sofjes, ku u ndalua hyrja e makinave të kategorisë së parë dhe të dytë, tha kryetarja e Bashkisë së Sofjes për ekologji, Nadezhda Bobçeva. Zona u aplikua për muajt..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit. Data u zgjodh për shkak të të ashtuquajturit "Aksion i Kjustendillit" nga viti 1943. Atëherë me..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..