SHBA as nuk i inkurajoi, as ndihmoi ukrainasit për të kryer sulme në territorin e Rusisë, tha Sekretari i Shtetit Anthony Blinken pas sulmeve kundër aeroporteve strategjike ruse. Ai ripohoi vendosmërinë e Uashingtonit për të siguruar që Kievi të ketë pajisjet që i nevojiten për t’u mbrojtur, njoftoi Reuters.
SHBA nuk po e ndalon Ukrainën të zhvillojë potencialin e vet të goditjeve me rreze të gjatë, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.
Kongresi amerikan ra dakord t’i sigurojë Ukrainës ndihmë shtesë prej të paktën 800 milionë dollarësh në vitin 2023. Kjo u votua përmes ligjit të buxhetit të mbrojtjes që arrin në 858 miliardë dollarë.
Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës njoftoi se u kërkoi zyrtarëve të saj rajonalë që të mendojnë pezullimin e përkohshëm të operacioneve të planifikuara derisa situata e furnizimit me energji elektrike të stabilizohet, njoftoi Reuters. Spitalet do të vazhdojnë të ofrojnë kujdes urgjent. Operatori shtetëror i Ukrainës “Ukrenergo” tha se i duheshin disa ditë të tjera për të rifilluar prodhimin e energjisë elektrike në nivelet para sulmeve ruse të 5 dhjetorit.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një skandal i brendshëm, por një krim urrejtjeje për shkak të një politike dhjetëvjeçare të rrënjosjes..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe pa probleme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev më 4 shkurt...
Të shtunën temperaturat do të jenë pothuajse pa ndryshim. Ato minimale do të jenë nga minus 3° deri në 2°, në Sofje - 2°, maksimumi do të jetë nga 0 deri në 5°, në kryeqytet - 2°. Në veri të Bullgarisë do të bjerë borë, në verilindje sasitë do të..