Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompleksi turistik Maljovica me një atraksion të ri turistik

Foto: btsbg.org

Vendpushimi "Maljovica" në Rilla pret mysafirët e tij dimërorë me një Qendër Mësimore të rinovuar dhe Muzeun e Alpinizmit, i cili është i organizuar në tre seksione tematike, mësojmë nga botimi online bgtourism.

Seksioni i parë i jep përparësi historisë dhe jetës në Kampin Qendror Alpin, veçanërisht në vitet e para të tij, pasi viti 2022 është viti i përvjetorit të shkollës malore vendase. Një rubrikë e veçantë në muze i kushtohet “alpinistit të shekullit” Hristo Prodanov, i cili nga 10 prilli 1985 deri më 1 janar 1992 ishte patron i shkollës. Vizitorët gjithashtu mund të mësojnë për disa nga arritjet më të rëndësishme të alpinizmit bullgar, kryesisht nga periudha e hershme e tij (deri në pushtimin e Everestit në 1984 nga Hristo Prodanov).

“Maljovica është një vend historik, për të kaluarën e të cilit duhet të dinë brezat e ardhshëm. Jemi në një vend, historia e të cilit është e lidhur me alpinizmin bullgar”, tha menaxheri i kompleksit, Janko Avramov, në hapjen zyrtare të muzeut dhe qendrës arsimore të rinovuar, që u bë ditë më parë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

BNR do të promovojë turizmin bullgar

Bullgaria po pret me padurim sezonin e ri veror me plazhe më të pastra. Pritshmëritë janë të arrijmë të paktën 4.6 milionë vizita turistike në verën e vitit 2023. Kjo do të jetë të paktën 5% mbi rezultatin e sezonit në 2019 para koronavirusit, tha..

botuar më 23-05-18 3.29.MD

Tashmë mund të rezervojmë çadrat në plazh përmes një aplikacioni online

Këtë verë, turistët do të mund të marrin informacion dhe të rezervojnë çadra dhe shezlonge në bregdetin bullgar të Detit të Zi në kohë reale. Koncesionarët në plazhet tona detare kanë përgatitur një aplikacion që pritet të jetë funksional përpara..

botuar më 23-05-14 10.10.PD

22 flamuj blu për bregun bullgar të Detit të Zi këtë verë

Gjatë muajve të ngrohtë, një "Flamur Blu" do të fluturojë mbi një numër rekord plazhesh në bregun bullgar të Detit të Zi - gjithsej 22, tha për BTA Stanimir Georgiev, kryetari i lëvizjes "Flamuri Blu" bullgar. Çmimi "Flamuri Blu" është eko-etiketa..

botuar më 23-05-13 10.05.PD