Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dërgoi urime për shëndet, dashuri dhe prosperitet

Foto: president.bg

Pak minuta para fundit të vitit 2022, një vit plot kriza dhe sfida, presidenti Rumen Radev theksoi se “pikërisht në momentet e sprovave, kur ishte në rrezik jeta njerëzore dhe ndërgjegjja jonë, shoqëria tregoi ndjeshmëri dhe forcë shpirtërore, pjekuri dhe unitet për të rikthyer besimin se Bullgaria do të mbijetojë”.

Sipas Radev, “nuk ka synime të paarritshme atje, ku energjia e qytetarëve është përqendruar jo në shpëtimin e individit të veçantë, por në ngritjen e mbarë kombit, ku të gjithë mund të krenohen që janë pjesë e suksesit të përbashkët”, theksoi presidenti dhe falënderoi të gjithë ata që gjatë vitit të kaluar luftonin për një Bullgari më të mirë.

Presidenti Radev shprehu shpresën se në Vitin e Ri prioritetet e Kuvendit Popullor të Bullgarisë do të përkojnë me ato të qytetarëve dhe se partitë politike do të marrin përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të Bullgarisë. Kreu i shtetit uroi që Viti i Ri 2023 të na sjellë paqe, ta presim me besim në vetvete dhe shpresë për të ardhmen, për ta kapërcyer apatinë dhe përçarjen, sepse vetëm të bashkuar me forcën dhe talentin e të gjithë kombit, ne mund të ndërtojmë atë Bullgari ku fëmijët tanë mund të qëndrojnë dhe të jenë krenarë.

Le t'u urojmë një vit të suksesshëm bashkatdhetarëve tanë në të gjitha anët e botës. Le të kalojë Viti i Ri pragun e shtëpive tona me shëndet, dashuri dhe begati”, përfundoi kreu i shtetit.

Më shumë nga rubrika

Nis regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, një proces i rëndësishëm edhe për pakicën kombëtare bullgare

Më 18 shtator fillon regjistrimi i popullsisë në Shqipëri. Procesi do të zgjasë gjashtë javë. Pyetësori përmban rreth 100 pyetje dhe vetëm tre prej tyre, të lidhura me besimin, përkatësinë etnike dhe fetare, nuk janë të detyrueshme...

botuar më 23-09-18 6.05.PD

Shënojmë Ditën e Sofjes me ngjarje interesante

Më 17 shtator në ditën e Dëshmoreve të Shenjta Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria shënojmë edhe ditën e kryeqytetit tonë – Sofja. Lidhur me këtë  para kishës “Shën Sofia” në Sheshin “Shën Aleksandër NevskI” do të shërbehet një liturgji me bekim..

botuar më 23-09-17 7.05.PD

Festival i pjellorisë në Shablla organizon një garë mes fermerëve

Më 16 shtator, në qytetin Shablla mbahet një festival i pjellorisë. Përfaqësuesit e të gjitha vendbanimeve të komunës do t'i tregojnë frytet e punës dhe natyrës në Parkun e Qytetit të Shabllës. Programi përfshin konkurse për perimet më të mëdha,..

botuar më 23-09-16 10.10.PD