1 tetori është data që “mund të përvijohet” për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen, deklaroi ministri në detyrë i punëve të jashtme, Nikollaj Millkov, në një seancë të hapur në Kuvendin Popullor. Që nga fillimi i vitit, Suedia mori presidencën me rotacion të BE-së, por zgjerimi i zonës së udhëtimit pa viza nuk përfshihet në prioritetet e vendosura nga Stokholmi, me gjithë këtë Suedia do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim. Këtë e siguroi ambasadorja e Suedisë në Bullgari, ministrin tonë të jashtëm, raporton gazetarja e BNR, Marta Mlladenova. Pritet sqarimi i saktë se çfarë pret të shohë Holanda në raportin e ardhshëm për Bullgarinë dhe përgatitja e Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve gjatë inspektimit. Shqetësimet e Austrisë kanë të bëjnë me kontrollin kufitar, për të cilin përgjigjet Ministria e Punëve të Brendshme, jo Ministria e Punëve të Jashtme, theksoi Millkov.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..