Kryeqyteti bullgar është në vendin e tretë në kontinentin e vjetër për sa u përket mundësive për turizmin luksoz Wellness, menjëherë pas Barcelonës dhe Cyrihut, sipas një studimi të kompanisë "OVO Network", e cila operon një portal online për marrjen me qira të pasurive të paluajtshme.
Renditja merr parasysh praninë e restoranteve me yje Michelin, hoteleve me 5 yje dhe qendrave luksoze spa, në raport me numrin e turistëve që i vizitojnë, si dhe nivelin e "sigurisë dhe luksit" në qytete, të përcaktuara si destinacionet më të njohura turistike. Mbi këtë bazë janë përzgjedhur destinacionet më elitare të pushimeve për vitin 2023.
Të dhënat e hulumtimit tregojnë se Sofja ka 83 spa qendra me 4 yje ose më shumë, që do të thotë se për 1 milion turistë ka 60 spa qendra luksoze. Sipas autorëve të studimit, kjo është dy herë më shumë se është niveli mesatar për qytetet e përfshira.
Sofja është gjithashtu një nga destinacionet më të dëshirueshme për një qëndrim luksoz. Kryeqyteti bullgar zë vendin e 10-të në renditjen e motorit të kërkimit online "Google" për një destinacion që lidhet me nocionin “luks”. Gjithashtu, sipas sondazhit, në Sofje ka 12 hotele në kategorinë "5 yje".
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Që nga fillimi i vitit 2023, ka pasur një rritje të ndjeshme të pasagjerëve në Aeroportin e Varnës. Duket se kryeqyteti ynë detar popërpiqet të kompensojë mungesën serioze të lëvizjeve në dy vitet e fundit, lidhur me pandeminë COVID-19. U fol edhe..
Anija e parë e lundrimit në Danub për sezonin turistik u ankorua më 20 mars në portin e Vidinit. Vidin – qyteti evropian danubian me histori të pasur Vidin – një përrallë shumëshekullore Një shëtitje në Vidin me Volen Antovin..
Steven Proctor është nga Newbourne - një qytet i vogël në pjesën jugore të Britanisë së Madhe. Me profesion është inxhinier mekanik, nga malet Rodope dhe më saktë banues i fshatit Stojkite të Rodopeve. 47-vjeçari anglez u vendos këtu tre vjet më..