Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është ndër destinacionet kryesore për turizmin luksoz wellness në Evropë

Foto: BGNES

Kryeqyteti bullgar është në vendin e tretë në kontinentin e vjetër për sa u përket mundësive për turizmin luksoz Wellness, menjëherë pas Barcelonës dhe Cyrihut, sipas një studimi të kompanisë "OVO Network", e cila operon një portal online për marrjen me qira të pasurive të paluajtshme.

Renditja merr parasysh praninë e restoranteve me yje Michelin, hoteleve me 5 yje dhe qendrave luksoze spa, në raport me numrin e turistëve që i vizitojnë, si dhe nivelin e "sigurisë dhe luksit" në qytete, të përcaktuara si destinacionet më të njohura turistike. Mbi këtë bazë janë përzgjedhur destinacionet më elitare të pushimeve për vitin 2023.

Të dhënat e hulumtimit tregojnë se Sofja ka 83 spa qendra me 4 yje ose më shumë, që do të thotë se për 1 milion turistë ka 60 spa qendra luksoze. Sipas autorëve të studimit, kjo është dy herë më shumë se është niveli mesatar për qytetet e përfshira.

Sofja është gjithashtu një nga destinacionet më të dëshirueshme për një qëndrim luksoz. Kryeqyteti bullgar zë vendin e 10-të në renditjen e motorit të kërkimit online "Google" për një destinacion që lidhet me nocionin “luks”. Gjithashtu, sipas sondazhit, në Sofje ka 12 hotele në kategorinë "5 yje".

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

"Tripper Travel Guide" me rekomandime për të vizituar Muzeun Detar në Varna me çdo kusht

Muzeu Detar në Varna u përfshi në "Tripper Travel Guide", në listën e kurioziteteve që duhen parë medoemos në qytetin tonë të Detit të Zi. Përveç kësaj, muzeu ka marrë një diplomë speciale nga organizata turistike britanike, saktësoi drejtoresha..

botuar më 23-09-17 9.10.PD

Turizmi spa raporton një rritje për 8 muajt e parë të 2023

12% është rritja e numrit të turistëve nga janari deri më 20 gusht në komunat që ofrojnë turizëm spa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Këtë e bëri të ditur në Pamporovo zëvendësministrja e turizmit Irena Georgieva në hapjen e..

botuar më 23-09-12 12.19.MD

“Magurata” është një nga shpellat më të bukura dhe më enigmatike në Evropë

Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik , ka përmasa kolosale dhe i..

botuar më 23-09-10 1.10.MD