Kryeqyteti bullgar është në vendin e tretë në kontinentin e vjetër për sa u përket mundësive për turizmin luksoz Wellness, menjëherë pas Barcelonës dhe Cyrihut, sipas një studimi të kompanisë "OVO Network", e cila operon një portal online për marrjen me qira të pasurive të paluajtshme.
Renditja merr parasysh praninë e restoranteve me yje Michelin, hoteleve me 5 yje dhe qendrave luksoze spa, në raport me numrin e turistëve që i vizitojnë, si dhe nivelin e "sigurisë dhe luksit" në qytete, të përcaktuara si destinacionet më të njohura turistike. Mbi këtë bazë janë përzgjedhur destinacionet më elitare të pushimeve për vitin 2023.
Të dhënat e hulumtimit tregojnë se Sofja ka 83 spa qendra me 4 yje ose më shumë, që do të thotë se për 1 milion turistë ka 60 spa qendra luksoze. Sipas autorëve të studimit, kjo është dy herë më shumë se është niveli mesatar për qytetet e përfshira.
Sofja është gjithashtu një nga destinacionet më të dëshirueshme për një qëndrim luksoz. Kryeqyteti bullgar zë vendin e 10-të në renditjen e motorit të kërkimit online "Google" për një destinacion që lidhet me nocionin “luks”. Gjithashtu, sipas sondazhit, në Sofje ka 12 hotele në kategorinë "5 yje".
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Drjanovo nuk është ndër destinacionet tona turistike më të njohura - për gëzim të njerëzve që kërkojnë përjetime autentike, larg turmave dhe klisheve të shoqërisë konsumatore. Qyteti i vjetër malor ofron rehati, qetësi dhe mbi të gjitha - një..
Të dhënat për sezonin e ardhshëm veror janë pozitive dhe presim të kalojmë me 5% rezultatin e vitit rekord për turizmin kombëtar 2019, tha ministri i turizmit Ilin Dimitrov në pushimoren“Allbena”. Ai shtoi se shumë turistë priten nga tregjet..
Gjatë pushimeve, skiatorët dhe turistët kanë preferuar të pushojnë aktivisht pranë Shtatë Liqeneve të Rillës . Shërbimi i shpëtimit malor në Dupnica njoftoi se ka katër oficerë shërbimi në bazën e tij në liqene për tre ditët. Në fund të javës së..