Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhje të reja të parakohshme në vendin tonë shtyjnë daljen nga labirinti politik

Bullgaria po shikon tashmë zgjedhjet e pesta parlamentare në gati dy vjet, pas një tjetër rrotullimi bosh të ruletit politik për të formuar një qeveri. Të martën më 24 janar, BSP do t’i kthejë presidentit mandatin e tretë eksplorues të paplotësuar për formimin e Këshillit të Ministrave në kuadër të Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor. Vetëm tre nga të gjitha shtatë partitë politike të përfaqësuara në parlament iu përgjigjën ftesës së partisë për bisedime me të - GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe “Ngritja Bullgare”. Megjithatë, pas takimit të lidershipit, u bë e qartë se nuk ka unifikim të politikave dhe prioriteteve të propozuara, edhe pse ato përfshijnë ligjet e rëndësishme për vendin në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, buxhetin për vitin aktual, hyrjen në Shengen dhe reforma në drejtësi. Mirëpo, BSP-ja prej vitesh përballet me një problem themelor, zgjidhja e të cilit shtyhet dhe bashkë me të edhe forcimi i imazhit të saj si parti që realisht dëshiron ndryshim.

Duke komentuar dështimin e mbledhjes së kryesisë, Ivan Sotirov, ish-nënkryetar i SDS-së dhe ish-deputet, shpjegoi për BNR.

Ivan Sotirov

“Nëse BSP dëshiron të perceptohet si një parti demokratike, duhet të dallohet qartë nga regjimi komunist. Sepse të gjitha problemet me të cilat përballemi sot janë kryesisht rikthime të kësaj periudhe shërbimi besnik ndaj Kremlinit. Ne qëndrojmë në vend sepse prej 30 vitesh nuk u bë asnjë ndryshim në këtë drejtim. Problemi është se të gjitha partitë në një shkallë apo në një tjetër janë produkt i nomenklaturës së Partisë Komuniste Bullgare dhe pasardhësve të saj.”

Sotirov është i bindur se partitë janë ato që duhet të mbajnë përgjegjësi për kohën shumë të gjatë në të cilën i gjithë pushteti është në duart e presidentit Rumen Radev.

Rumen Radev

“Kjo krizë e sistemit partiak sjell edhe një problem tjetër – shfrytëzohet boshllëku që shfaqet në Kushtetutë – qeveria teknike, por me këtë suspendohet natyra parlamentare e Bullgarisë. Tani mund të flasim jo për një formë të fshehur presidenciale të qeverisjes, por për një regjim me një njeri.”

Në një intervistë për “Darik Radio”, presidenti mohoi të jetë krijues i modelit “Radev” dhe siguroi se ai respekton vetëm kompetencat që i jep Kushtetuta.

Në ditët në vijim presidenti pritet të shpërndajë Legjislaturën e 48-të  të Kuvendit Popullor dhe të emërojë një kabinet të ri zyrtar, kryeministër i të cilit do të mbetet i tanishmi Gëllëb Donev. Kreu i shtetit ka për t’u përcaktuat edhedatën e votimit të ri të parakohshëm parlamentar, i cili pritet të jetë në fillim të prillit.

Në këtë sfond, dy nga partnerët e koalicionit në qeverinë e fundit të rregullt – “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” (DB), që nuk shkuan në takimin me BSP-në, tashmë po përgatiten për fushatën e re zgjedhore. Ndërkohë, u shfaqën edhe pretendime për një ndarje në “Po e vazhdojmë ndryshimin”, të cilin Daniell Lorer nga PP e caktoi si spekulim:

Daniell Lorer

“Ato janë pjesë e përpjekjeve për të futur frikën se partitë e ndryshimit do të ndahen. Që nga dalja e PP-së ndodhi diçka e re – punohet në dritë dhe dëgjohen mendime të ndryshme. Plani ynë është që të kemi lista të përbashkëta me DB në të gjithë vendin, planifikojmë ta zgjerojmë bashkimin me formacione shtesë kombëtare dhe rajonale. Kjo do të ndodhë para zgjedhjeve.”

Bllokimi politik në të cilin ndodhet vendi prej gati dy vitesh po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e shoqërisë për mundësinë e ndryshimit të formës së qeverisjes nga një republikë parlamentare në një republikë presidenciale. Sot, një komitet nismëtar do të njoftojë Kuvendin Popullor se po fillon mbledhjen e nënshkrimeve për këtë temë:

Me një parlament heterogjen, partitë nuk mund të bien dakord as për çështjet themelore - shpjegoi docenti Hristo Paunov, pedagog i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Plovdivit dhe Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore. - Përfaqësuesit e popullit duhet të kuptojnë se funksioni kryesor i Kuvendit Popullor është legjislativ. Ekziston edhe një funksion tjetër shumë i rëndësishëm, të cilin ata pothuajse e kanë harruar – formimin e organeve më të larta dhe zëvendësimin e përbërjes së tyre me mbarimin e mandatit. Kur këto gjëra nuk bëhen nga Parlamenti, kjo derdhë uji në mullirin e quajtur “ndryshim të formës së qeverisjes”.”

Hristo Paunov

Mbetet për t’u parë nëse dhe në çfarë mase një dëshirë e tillë për referendum do të përdoret për qëllime politike të ndonjë prej iniciatorëve. Një gjë është e sigurt – na pret një gjysmë-vjetor “i nxehtë” politik dhe dalja nga labirinti në të cilin gjendemi po shtyhet edhe një herë.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BNR, BGNES, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Radev: Është e paarsyeshme që qeveria të hezitojë për gjenocidin në Srebrenicë

Presidenti Rumen Radev e cilësoi si "të paarsyeshme" që qeveria bullgare të tregojë hezitim sa i përket qëndrimit të vendit tonë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. “Qëndrimi i Bullgarisë duhet të jetë shumë i qartë, duke afirmuar vlerat dhe..

botuar më 24-06-03 6.02.MD
Presidentja e re e Meksikës Claudia Sheinbaum

Presidentja e parë femër e Meksikës është me origjinë bullgare

Për herë të parë në historinë e Meksikës, një grua presidente, Claudia Sheinbaum, është në krye të vendit. "Për herë të parë në historinë 200-vjeçare të republikës, unë do të jem presidentja e parë femër e Meksikës," u tha mbështetësve të saj..

botuar më 24-06-03 3.52.MD