Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Socialdemokratët suedezë do të ndihmojnë hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Erik Bergkvist
Foto: Angelina Piskova

“Shpresoj që Bullgaria dhe Rumania të hyjnë më shpejt në Shengen”, tha për BNR eurodeputeti nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Erik Bergkvist. Ai siguroi se socialdemokratët suedezë do të luftojnë që anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen të bëhet prioritet i presidencës suedeze. Aleanca është forca më e madhe politike në parlamentin suedez, edhe pse nuk është pjesë e koalicionit qeverisës të mbretërisë, shpjegon korrespondentja jonë në Bruksel, Angelina Piskova.

Sipas Bergkvist, Suedia ka kontakte të mira që mund të ndihmojnë në avancimin e çështjes së vetos së Austrisë dhe Holandës për hyrjen e dy vendeve ballkanike në Shengen.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët mblidhen për provën e gjashtë për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor

Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..

botuar më 24-11-27 4.45.PD

Parashikimi I motit për 27 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..

botuar më 24-11-26 7.35.MD

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD