Një investim i ri francez me vlerë 15 milionë leva u përurua me një ceremoni në qytetin Kërxhali (Bullgari Jugore). Ky është zgjerimi i tretë radhazi i fabrikës së kompanisë Serta Bulgaria. Investimi do të hapë 100 vende të reja pune.
"Ky bashkëpunim është një nga shembujt e shumtë pozitivë në marrëdhëniet ekonomike francezo-bullgare. Në dy dekada, kjo ndërmarrje është bërë e dyta më e madhe në sektor dhe sot ofron punësim për 700 persona", tha ministri i ekonomisë dhe industrisë, Nikolla Stojanov, i cili mori pjesë në ngjarje.
"Me njohuritë dhe aftësitë bullgare këtu krijohet prodhimi, i cili eksportohet në shumë vende të Bashkimit Evropian, si dhe në SHBA, Brazil, Argjentinë dhe Kinë", shtoi ministri.Deficiti buxhetor prej 3% është i arritshëm, tha për BNR Petër Ganev - studiues në Institutin për Ekonominë e Tregut. “Ne nuk kemi bomba në buxhet që janë të pakapërcyeshme. Me një qëndrim të rreptë të ministrit të financave, kjo mund të bëhet. Ka..
“Llukoill Neftohim Burgas” njoftoi se do t’i drejtohet gjykatës për të mbrojtur reputacionin afarist. Qëndrimi është në përgjigje të asaj që tha bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov se do të paraqitet propozimi “për të rikthyer kontrollin e portit..
Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) nënshkroi një marrëveshje për 175 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB). Në kuadër të programit InvestEU u lidh gjithashtu një kontratë garancie midis Bankës së Zhvillimit dhe Fondit Evropian të..