Dy nga muzikantët më aktivë dhe më të dashur të xhazit në Bullgari filluan një projekt të përbashkët - YO-YO Band dhe prezantuan albumin e tyre të parë me të njëjtin titull.
Nën emrin “YO-YO” qëndron projekti i përbashkët muzikor i bateristit Hristo Jocov dhe trumbetarit Mihaill Josifov (“Yotsov - Yosifov Band”).
Ideja është të krijohet një formacion në të cilin Mihaill dhe Hristo janë bërthama kryesore, dhe të ftuarit e tyre të jenë muzikantë të ndryshëm – si emra të njohur, ashtu edhe interpretues të rinj. “Ashtu siç në të kaluarën Art Blackie dhe grupi i tij Jazz Messengers, u kthyen në një vend që bëri të famshëm shumë emra botërorë të xhazit”, thotë Hristo Jocov.
Albumi u regjistrua në dy ditë, në fund të vitit 2022 në “88 STUDIO” nga një grup shumëngjyrësh ndërkombëtar: MihaillJosifov – trumbetë, Arnau Garofe Faras – saksofon, Steve Hamilton – piano, Boris Taslev – bas, Hristo Jocov – bateri.
Koleksioni përfshin 10 pjesa origjinale nga Mihaill Josifov dhe Hristo Jocov, duke përfshirë Sharks Never Sleep.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tri ditë, tri net, në tri skena për të tretin vit radhazi – kjo është Open Buzlluxha 2023. Nga data 10 deri më 13 gusht, festivali me një kauzë ofron një përjetim të ndryshëm në mesë të natyrës së bukur dhe në shoqërim të veprimtarive..
Muzikantja e re Adriana Pllamenova Nikollova - Peçenkata u bë për herë të dytë kampione botërore në beatbox. Vajza e re nga qyteti Pleven, virtuoze në fishkëllimin, i cili i ngjan instrumenteve muzikore, shpalli fitoren e saj vetë në profilin e saj..
Dy nga emrat emblematikë të muzikës zbavitëse bullgare - këngëtarja Bogdana Karadoçeva dhe kompozitori Stefan Dimitrov do të japin një koncert në Teatrin Antik të Plovdivit më 7 gusht në mbrëmje. Tandemi jetësor dhe krijues zgjodhi si moto..
Shoqëria bullgaro-kanadeze në Kolumbinë Britanike organizon festivalin bullgar të qëndisjes "Kanatica". Edicioni i parë i forumit do të zhvillohet nga..
Kori popullor i grave "Zërat bullgarë - Engjëjt" nis sot, 21 shtator, një turne evropian. Koncerti i parë është sonte në Hoofdorp të Holandës, në..