Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me paella ose si salcë qumështi - sesi Makiko imponoi lutenicën bullgare në Japoni

Foto: arkiv personal

Lutenica sipas një recete origjinale bullgare, por “Made in Japan” çau rrugën e saj drejt tregut në Tokën e Diellit dhe prodhuesja e saj Makiko Miura tashmë po bën plane për të zgjeruar prodhimin.

Makiko jeton në prefekturën Yamagata - një nga prodhuesit më të mëdhenj të specave dhe domateve në Japoni. Prandaj të gjithë përbërësit në lutenicën e saj janë të kultivuara në mënyrë organike, pa plehra të dëmshëm, pesticide etj. “Përbërësit kryesorë në recetën time janë specat, qepët, domatet dhe karotat”, thotë me krenari Makiko.

Megjithatë, rruga e produktit tonë drejt tryezës japoneze është e gjatë dhe ... e vështirë. Filloi 10 vjet më parë kur Makiko u largua për në Evropë. Në atë kohë ajo punonte në një kompani farmaceutike. Ndërsa udhëtonte dhe bënte pazar në zinxhirët tregtarë në Spanjë, Francë dhe Gjermani, ajo zbuloi lutenicën bullgare dhe mbeti e magjepsur.

Lutenica bullgare po bën bujë në tregun japonez

“Rreth 5 vjet më parë, u ktheva në Japoni dhe fillova të mendoj se si të ofroj lutenicën këtu. Në prefekturën Yamagata, speci është një produkt i veçantë vendas, është shumë i ngjashëm me specin evropian - i madh, i lëngshëm, aromatik. Është e vërtetë që ka edhe një lutenicë tjetër në tregun tonë, por është shumë larg shijes autentike bullgare dhe doja të krijoj një lutenicë të vërtetë. Pasi kërkova në internet për një kohë të gjatë, fillova të eksperimentoj me proporcione të ndryshme të perimeve”, thotë Makiko.

Japonezja sipërmarrëse përgatit tri variante dhe kërkon mendimin e një shefi të kuzhinës në një restorant në Tokio, i cili jetonte dhe punonte në Bullgari. Më pas u konsultua edhe me ish-gjimnasten bullgare Antoaneta Vitale, e cila në atë kohë jetonte në prefekturën Yamagata dhe promovonte sportin dhe kuzhinën bullgare në mediat lokale. “Antoaneta zbuloi se lutenica ime ishte shumë e holluar me ujë dhe jo mjaftueshme e yndyrshme. Prandaj ajo më rekomandoi të rris sasinë e vajit të ullirit në të”, kujton Makiko. Kështu, pas një sërë konsultimesh dhe “provash – gabimesh”, produkti ynë origjinal hyri në tregun japonez. Por lind një pyetje - si t’i bëjë japonezët të konsumojnë këtë “pure bullgare perimesh”.

Rezulton se dy kulturat tona ushqimore janë thellësisht në kundërshtim. Ne bullgarëve na pëlqen ta lyejmë fetën e bukës me lutenicën ose ta kombinojmë me qofte, qebapë ose fasule. Nuk është kështu në Japoni. “Në vendin tuaj ju hani shumë mish, por ne japonezët preferojmë peshkun. Dhe jo vetëm kaq”, shpjegon Makiko dhe shton:

Paella me lutenica dhe speca të mbushura me lutenica orizi

“Në fillim ishte shumë e vështirë të përshtat lutenicën me shijen japoneze, sepse njerëzit këtu nuk dinë ta konsumojnë një produkt të tillë. Vetëm se japonezët preferojnë të hanë oriz sesa bukë. Prandaj po pyesja veten se si t’i përshtatja zakonet e tyre të të ngrënit me ato bullgare. Atëherë mendova “Pse të mos ofroj lutenicën si plotësues për pjatat japoneze?”. Kështu e përzija lutenicën me oriz dhe krijova një recetë paella. Sidomos fëmijëve u pëlqeu shumë kjo recetë - sepse lutenica ka një ngjyrë të bukur portokalli të ndezur. E ofroj edhe si salcë qumështi – e përziej me kos dhe e rekomandoj salcën në kombinim me pulën e zier në avull”, thotë Makiko.

Specat e mbushura me “lutenica orizi” të Makiko gjithashtu i pëlqejnë shijes japoneze. Lutenica e saj shitet në përmasa 100 dhe 130 gram, dhe në kavanoz është bashkangjitur edhe një kod QR me rekomandime se si ta konsumoni.

Bullgaria nuk është “terra incognita” për japonezët. Në Tokën e Diellit që po lind më së shumti jemi të njohur për kosin, trëndafilat dhe sukseset e gjimnasteve bullgare, mësojmë nga Makiko. Prandaj lutenica e saj ngjall kureshtje dhe miratim masiv, madje arriti të tërheqë vëmendjen e mediave kombëtare, të cilat pasqyruan në detaje vetitë e shëndetshme të produktit bullgar të prodhuar në Japoni. Makiko hapi së fundmi një punëtori të re prodhimi për të përmbushur kërkesën e lartë dhe tani po përgatitet për një fushatë marketingu në shkallë të gjerë të mrekullisë bullgare të kuzhinës në kryeqytetin Tokio.

Shikoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv dhe Makiko Miura




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD