Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare(BNR) me dirigjent Antoni Donçev do të nderojë me një koncert special sonte më 23 shkurt një nga muzikantët më të rëndësishëm të xhazit bullgar - Millço Leviev. Ngjarja kushtuar 85 vjetorit të lindjes së Millço Leviev do të mbahet në Studion e Parë të Radios, nga ku filloi karriera e tij yjore. Në periudhën e viteve 1962 - 1966, ai ishte dirigjent i Big Bend-it të BNR-së.
I lindur në vitin 1937 në Plovdiv, Millço Leviev vlerësohet shumë si kompozitor, aranzhues, ekzekutues (pianist dhe dirigjent), pedagog i muzikës klasike dhe xhaz. Ai punoi me disa nga emrat më të mëdhenj botërorë të xhazit, më aktivisht me Don Ellis në periudhën e viteve 1970 - 1977. Biografia e Millço Leviev është plot suksese, çmime dhe mirënjohje për aktivitetet e tij muzikore brenda dhe jashtë vendit.
Një vend të shquar në krijimtarinë e Millço Leviev zënë kompozimet e tij në fushën e muzikës filmike. Sonte në studion e parë të BNR-së do të ekzekutohet muzika e Millço Leviev, e shkruar në vitet 60-të të shekullit të kaluar për filma emblematikë bullgarë. Aranzhimet e reja u krijuan posaçërisht për këtë koncert nga Vasill Spasov - një përfaqësues domethënës i gjeneratës së re në skenën bashkëkohore bullgare të xhazit, i cili u specializua në muzikën e pianos dhe filmit në Kolegjin e Muzikës Berklee në Boston. Programi përfshin vepra të pa publikuara deri më tani si “I vetmuar”, temë nga filmi “Mesdita e nxehtë”), “Dielli i vjeshtës” nga filmi me të njëjtin titull, “Devijim” nga filmi me të njëjtin titull.
E ftuara speciale në koncert është këngëtarja e xhazit Viki Almazidu - partnere krijuese dhe jetësore e Millço Leviev.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..