Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare(BNR) me dirigjent Antoni Donçev do të nderojë me një koncert special sonte më 23 shkurt një nga muzikantët më të rëndësishëm të xhazit bullgar - Millço Leviev. Ngjarja kushtuar 85 vjetorit të lindjes së Millço Leviev do të mbahet në Studion e Parë të Radios, nga ku filloi karriera e tij yjore. Në periudhën e viteve 1962 - 1966, ai ishte dirigjent i Big Bend-it të BNR-së.
I lindur në vitin 1937 në Plovdiv, Millço Leviev vlerësohet shumë si kompozitor, aranzhues, ekzekutues (pianist dhe dirigjent), pedagog i muzikës klasike dhe xhaz. Ai punoi me disa nga emrat më të mëdhenj botërorë të xhazit, më aktivisht me Don Ellis në periudhën e viteve 1970 - 1977. Biografia e Millço Leviev është plot suksese, çmime dhe mirënjohje për aktivitetet e tij muzikore brenda dhe jashtë vendit.
Një vend të shquar në krijimtarinë e Millço Leviev zënë kompozimet e tij në fushën e muzikës filmike. Sonte në studion e parë të BNR-së do të ekzekutohet muzika e Millço Leviev, e shkruar në vitet 60-të të shekullit të kaluar për filma emblematikë bullgarë. Aranzhimet e reja u krijuan posaçërisht për këtë koncert nga Vasill Spasov - një përfaqësues domethënës i gjeneratës së re në skenën bashkëkohore bullgare të xhazit, i cili u specializua në muzikën e pianos dhe filmit në Kolegjin e Muzikës Berklee në Boston. Programi përfshin vepra të pa publikuara deri më tani si “I vetmuar”, temë nga filmi “Mesdita e nxehtë”), “Dielli i vjeshtës” nga filmi me të njëjtin titull, “Devijim” nga filmi me të njëjtin titull.
E ftuara speciale në koncert është këngëtarja e xhazit Viki Almazidu - partnere krijuese dhe jetësore e Millço Leviev.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..
Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..
Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..