I krijuar në vitin 1976 nga Konstantin Markov dhe Aleksandër Petrunov, “Tangra” mbetet një nga grupet më të rëndësishme bullgare rok. Tani një nga hitet e tij më të mëdha – “Pasuria” – rikthehet në një version të ri. Kënga interpretohet nga Borisllav Mudollov, i njohur si Bobi Kosatkata, i cili që nga viti 2019 është vokalisti i ri i grupit.
“Pasuria” është kënga e dytë e përbashkët e kompozitorit Boris Karadimçev dhe poetit Aleksandër Petrov, të cilët pak ditë më parë, në ndarjen e çmimeve vjetore të renditjes së Radios Kombëtare Bullgare TOP 20, morën çmimin për arritje të jashtëzakonshme dhe prani të ndritur në jetën muzikore gjatë vitit 2022. Ndër arsyet e këtij dallimi është edhe ringjallja e grupit “Tangra”, në të cilin rol aktiv ka edhe Aleksandër Petrov.
Ja se çfarë tha ai për versionet e reja të hiteve të vjetra dhe formatin e ri të grupit “Tangra”:
“Para dy vitesh humbëm Kosjo Markov, dhe ishte një tronditje e madhe për formacionin, sepse ai ishte një nga shtytësit kryesorë të aktivitetit të grupit “Tangra”. Stenli (ish vokalisti i grupit) filloi një karrierë solo, e cila po realizohet me sukses. Dhe në fakt ky format i grupit realisht është “Tangra”-3. Tashmë kemi disa ide për këngë të reja dhe disa demo, vendosëm t’u japim një aranzhim dhe tingull më modern disa këngëve që ishin hite të mëdha në atë kohë dhe tingëllojnë edhe sot.
Meqenëse muzika jo vetëm dëgjohet, por edhe shikohet, do të ishte qesharake nëse grupi “Tangra” në përbërjen e tanishme të ftohej në një studio televizive, por të prezantohet me zërin dhe instrumentet e 40 viteve më parë. Kështu që gjithçka po zhvillohet dhe unë jam shumë i kënaqur me rezultatin. Ne kemi plane për të ardhmen. Të jemi të shëndetshëm është gjëja kryesore.”
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..