Bullgaria do të ketë pavijonin e saj në Bienalen e Arkitekturës të Venecias. Pas një konkursi, një juri e veçantë përzgjodhi projektin "Edukimi është lëvizja nga errësira në dritë" për të përfaqësuar vendin tonë në forumin prestigjioz në qytetin italian. Hapja e tij zyrtare është më 20 maj dhe në 6 muajt e ardhshëm deri më 26 nëntor do të presë një sërë eventesh, formati dhe pjesëmarrësit e të cilave ende janë duke u përcaktuar.
Më shumë detaje rreth fokusit të forumit arkitekturor të këtij viti mësojmë nga arkitektja Bozhidara Vëllkova:
“Tema e Bienales të Venecias është “Laboratori i së Ardhmes”. Afrika, si kontinenti më i ri, bie në qendër të vëmendjes. Problemet që do të shqyrtohen nga prizmi i projekteve nuk kanë të bëjnë vetëm me varfërinë, por në përgjithësi me zhvillimin e vrullshëm të kontinentit dhe problemet që rrjedhin prej kësaj. Tema jonë lidhet edhe me dy tendenca negative në Bullgari - shpopullimin dhe plakjen e popullsisë. Projekti trajton një sërë çështjesh që ne duhet të zgjidhim në mënyrë që të jemi në gjendje të shohim përpara për të ardhmen."
Bozhidara Vëllkova është pjesë e ekipit të arkitektit Boris Tikvarski, projekti i të cilit fitoi konkursin, në të cilin morën pjesë gjithsej 34 përpunime. Krahas konkurrencës serioze, afati i shkurtër kohor në të cilin duhej të përgatiteshin dhe të dërgonin propozimin e tyre ishte një sfidë për ekipin. Konkursi u shpall më 20 dhjetor 2022 dhe afati i fundit për marrjen e propozimeve ishte 16 janari i këtij viti.
“Jemi të qartë se dy probleme kaq serioze nuk mund të zgjidhen përmes pavijonit tonë. Prandaj, ne më tepër shpresojmë të provokojmë një diskutim. Le të bëjmë kështu që më shumë njerëz të zakonshëm të mendojnë për këtë temë dhe jo vetëm politikanët apo analistët, sepse na takon neve të përpiqemi të ngadalësojmë këto procese që e prekin të gjithë vendin”.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, nuk ka asnjë rajon në Bullgari që të ketë shënuar rritje, tregojnë të dhënat e ekipit. Vendi ynë ka pësuar rënien më të madhe të popullsisë në botë dhe parashikimi është që në 30 vitet e ardhshme të zvogëlohet me 22% të tjera, thonë edhe statistikat e projektit. Bashkangjitur janë gjithashtu fotografi të shumta të ndërtesave të braktisura të shkollave nga fotografi dokumentar belg Alexander Dumarey. Në 6 vitet e fundit ai ka bërë disa xhiro në vendin tonë, i “armatosur” me fotoaparatin e tij. Zgjedhja që shkollat të jenë në qendër të vëmendjes nuk është e rastësishme, sepse ato tregojnë më së miri përmasat e problemit demografik në vendin tonë, por kjo vlen edhe për pothuajse të gjitha vendet e Bllokut Lindor.
Ndonëse është një arkitekte me mbi 10 vite përvojë, e cila ka punuar në disa studio në Itali dhe Belgjikë, Bozhidara thotë:
“Jemi paraqitur edhe në disa konkurse të tjera në formatin që jemi tani. Zakonisht jemi ndër finalistët, por ky është i pari që kemi fituar në të vërtetë. Një nga konkurset në të cilat morëm pjesë ishte për ndërtimin e “Shtëpisë së Fëmijës”, të Rrjetit Kombëtar për Fëmijët, ku dolëm të dytët. Ne kemi marrë pjesë edhe në konkurse që kanë të bëjnë me qendrën e kujdesit për fëmijët "Karin Dom" në Varna, si dhe për një pamje të re të bibliotekës në kryeqytetin detar.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: biennale2023.kab.bg
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..