Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Celulari i parë nuk u shfaq në SHBA, por në Bullgari që në vitin 1964

Foto: sandacite.bg

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, pati një garë midis blloqeve lindore dhe perëndimore - ekonomike, ushtarake, ideologjike dhe mbi të gjitha teknologjike. Në atë kohë, në Bullgari vlonte një veprimtari intensive shkencoro-inxhinierike dhe krijimtarije, e cila mbështetej mbi qendrueshmërinë e pushtetit komunist.

Bëhet fjalë për vitin 1964. Në Institutin Kërkimor të Industrisë Elektrike, inxhinieri shkencor i talentuar bullgar Hristo Bëçvarov - autor i një sërë shpikjesh në fushën e elektronikës dhe transmetimeve radiofonike - krijoi një mrekulli të vërtetë - një telefon dore portativ nga i cili mund të kontaktosh me kë të duash, kudo që ndodhesh! Inxhinieri Bëçvarov madje e montoi personalisht një pajisje të tillë dhe jo kudo, por në makinën e kreut të atëhershëm të shtetit Todor Zhivkov. Dhe ai pranon se e ka montuar mostrën e tij të parë eksperimentale nga një ... mbajtëse të zakonshme sapuni.

Kështu, gati dy dekada përpara se celulari i parë i punuar në SHBA të pushtonte tregjet botërore, duke sjellë një epokë të re teknologjike, krijimi ynë i quajtur RATC-6 u shfaq në botë pa bërë zë:

Standardi GSM  u zhvillua pas vitit 1982 dhe mori patentën në vitin 1991 të shekullit të 20-të. Në kohën e shfaqjes së celularit tonë, radiotelefonat e krijuar jashtë vendit ishin ose stacione të thjeshta portative ose radio tranzistorëtë vegjël me një gamë të kufizuar që mund të përdoreshin vetëm për thirrjet hyrëse. Por RATC-6mund të përdoret si për thirrje hyrëse ashtu edhe për thirrje dalëse” - shpjegon Anton Orush - studiues, koleksionist i pajisjeve bullgare dhe autor i faqes sandacite.bg.


RATC-6 kishte një rrotullues tipik nga ato të telefonave të gjeneratës së tij. Nën të ishte vendosur një rrjetë metalike, nën të cilën ishte fshehur një mikrofon-altoparlant i kombinuar. Përpara se të filloni thirrjen, thjesht tërhiqni antenën teleskopike, rreth 30 cm të gjatë, bëni thirrjen dhe jeni gati! “Pajisja mund të karikohet edhe nga bateria e makinës. Në versionin e tij portativ, ai vendoset në një çantë për aparat fotografik”, thotë Anton Orush dhe shton:

“Ky është një aparat i vogël pa kabllo i pajisur me një radio transmetues në miniaturë, i cili transmeton drejt një pajisjeje speciale të montuar ose në centralin telefonik të qytetit ose në një central telefonik të veçantë. Pajisja RATC-6 kap valët e radios, i shndërron ato në impulse elektrike dhe ju lidh me përdoruesit e tjerë.

RATC-6 shkaktoi një sensacion të vërtetë gjatë ekspozitave të specializuara ndërkombëtare Inforga'65 dhe Interorgtehnika'66 në BRSS, ku u prezantua si një mjet komunikimi midis atyre që punonin në ndërtim dhe në sektorin e energjisë elektrike. Nga mesi i viteve 70 të shekullit të kaluar në Bullgari, tashmë ishte ndërtuar një qendër testimi me pajisje për një sistem kombëtar për lidhje telefonike. Por pas vitit 1977, puna në këtë drejtim u ndal papritur. Pse?

“Ndodh ndonjëherë që për të futur në procesin e prodhimtarisë një produkt të ri duhet të kryhen modifikime të cilat janë të vështira për t’u zbatuar në praktikë. Dhe kjo është një nga arsyet pse ka kaq pak telefona si ky. Por është edhe një tjetër arsye. Pasi kjo shpikje u certifikua, ajo filloi të mbahej në fshehtësi dhe puna për ndërtimin e një sistemi kombëtar për lidhje telefonike u pezullua sepse ushtria tregoi interes për pajisjen. Nuk dihet nëse ky telefon është përdorur në qarqet ushtarake”, përfundon Anton Orush.

Për shpikje të tjera interesante bullgare mund tëlexoni më poshtë:

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: sandacite.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD