Avionët luftarakë rusë Su-27 detyruan një dron amerikan të rrëzohej në Detin e Zi. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni e dënuan incidentin, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se avionët e saj luftarakë nuk kanë qenë në kontakt me dronin amerikan. Uashingtoni pretendon se droni ka fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur është kapur nga dy avionë luftarakë Su-27 në mëngjesin e 14 marsit. Pas një sërë lyerjesh me vajgur të hedhur nga avioni rus, penda e dronit është ngjitur dhe droni është fundosur. Sipas TASS, arsyeja e rënies së dronit ka qenë një manovër e papritur.
Moska e sheh incidentin mbi Detin e Zi si një provokim, tha ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov, pasi u thirr në Departamentin e Shtetit për një shpjegim. Pala amerikane ka protestuar për shkak të "veprimeve joprofesionale" të palës ruse, tha Antonov. Ai theksoi se Moska nuk është e interesuar për konfrontim, por për marrëdhënie pragmatike me Uashingtonin, raporton REUTERS.
Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, do të vizitojë më 15 mars fabrikat ushtarake bullgare në Sopot. Atje ai do të takohet me përfaqësues të industrisë bullgare të mbrojtjes dhe do të bisedojë me ministrin në detyrë të mbrojtjes Dimitër Stojanov dhe zëvendësministren e ekonomisë dhe industrisë Irina Shtonova. Vizita e Bretonit është pjesë e nismës së BE-së për të rritur urgjentisht prodhimin e municioneve për Ukrainën.Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..