Edicioni i njëzet e shtatë i “Sofia Film Fest” do të hapet sonte në Sofje me dokumentarin gjerman “Zoti i pyjeve”. Regjisori i filmit, Volker Shljondorf, fitues i çmimeve “Oscar” dhe “Palma e Flroinjtë”, do të pritet në një tapet të gjelbër dhe jo të kuq, pasi këtë vit festivali ndjek idenë e gjelbër të mbrojtjes së mjedisit. Ai do të mbjellë edhe pemën e parë në pyllin “Sofia Film Fest”. E ftuar speciale në festival do të jetë aktorja amerikane Xheralldin Çaplin, e cila do të shpërblehet me Çmimin Sofja të Komunës së Sofjes. Të njëjtin çmim me rastin e 80-vjetorit të tij do ta marrë edhe operatori, regjisor dhe skenarist bullgar Radosllav Spasov.
Ekspozita paraqet foto arkivore, skulptura, figura të vogla, skica dhe fotografi nga epoka e artë e artit bullgar të cirkut. Në qendër është një model i ndërtesës emblematike të Cirkut Shtetëror të Sofjes, të cilën brezat e bullgarëve nuk e mbajnë..
Nesebër mbetet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së, njoftoi Ministria e Kulturës. Vendimi u mor në seancën e 45-të të zgjeruar të Organizatës Botërore të mbajtur në Riad. Në krye të delegacionit bullgar, ministri i kulturës Krëstju Krëstev..
Ekspozita e madhe “Mesazhe” me rastin e 120 vjetorit të lindjes së piktorit të madh bullgar Zllatju Bojaxhiev /1903 - 1976/ hapet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative. Veprat e përzgjedhura gjurmojnë drejtimet kryesore stilistike dhe tematike..