53 për qind e bullgarëve deklarojnë se janë fetarë. Gati një e treta (29 për qind) nuk e perceptojnë veten si njerëz fetarë dhe 9 për qind janë ateistë. 10 për qind e tjerë nuk kanë përgjigje të pyetjes. Këtë e tregon një sondazh i qëndrimeve fetare bërë nga Asociacioni Botëror “Gallup International” (GIA) në 61 vende, duke mbuluar dy të tretat e popullsisë globale. Vitet e fundit, pjesa e atyre që identifikohen si fetarë ka mbetur e njëjtë, por ateizmi duket se po rritet. Për krahasim, në vitin 2014, prapë një e treta (52 për qind) e bullgarëve e përkufizuan veten si fetarë, 36 për qind thanë se nuk ishin besimtarë dhe 3 për qind ishin ateistë.
Sondazhi tregon se bullgarët që besojnë në ekzistencën e Zotit (58 për qind) janë më shumë se ata që e përkufizojnë veten si besimtarë në përgjithësi. Gati një e katërta besojnë se nuk ka Zot, dhe 15 për qind nuk janë plotësisht të sigurt.
34 për qind e bullgarëve besojnë se ka jetë pas vdekjes, 39 për qind nuk besojnë dhe 20 për qind nuk janë të sigurt.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..