Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KQZ-ja kërkon një udhëzim se si të reagohet ndaj një kërcënimi me bombë në një qendër votimi

Foto: arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ pyeti ministrin e punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, se si do të veprohet në ditën e zgjedhjeve, nëse pranohen kërcënime me bombë ndaj objekteve arsimore. Shumë prej qendrave të votimit janë hapur në ambientet e shkollave dhe universiteteve.

Pasi Demerxhiev tha se versioni kryesor i kërcënimeve me bombë të dy ditëve të fundit kundër shkollave dhe universiteteve ishin sulme hibride të lidhura me Rusinë, nga Ambasada Ruse e hodhën poshtë kategorikisht çdo akuzë të pabazë.
Ministria e Jashtme është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve parlamentare jashtë vendit dhe nuk pret probleme serioze. Më 2 prill, bullgarët jashtë vendit mund të votojnë në 737 qendra votimi në 61 vende. Sipas rregullave të reja zgjedhore, shteti do të ketë një përfaqësues në çdo seksion dhe ministria ka dërguar mbi 530 punonjës, tha për BNR Ivan Kondov, kreu i grupit të punës “Zgjedhjet” në ministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë

Në fillim të dëgjimit të tij në parlament, në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për takimin e NATO-së në Uashington, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev theksoi se “nuk bëhet fjalë për dërgimin e trupave bullgare në Ukrainë”. Sipas Gllavçevit, kjo..

botuar më 24-07-04 1.16.MD
Bojko Borisov

GERB nuk do të marrë më pjesë në negociata

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në negociata dhe do të shkojë në zgjedhje. Borisov në margjinat e parlamentit theksoi se pas refuzimit të propozimit të GERB-it për një qeveri, është e qartë se zgjedhjet e..

botuar më 24-07-04 12.04.MD
Lena Borisllavova

Me një mandat të PP-DB, ka të ngjarë të mos ketë qeveri

Me hyrjen në parlament, Lena Borisllavova nga PP-DB e komentoi përjashtimin e deputetëve nga DPS-ja si një hap i Deljan Peevskit për t'u bërë forcë e tretë politike, sepse ai nuk mund të ofrojë asgjë. Borisllavova gjithashtu theksoi se me 39 deputetë..

botuar më 24-07-04 11.47.PD