Krishti u ringjall! Me këto fjalë emocionuese, të krishterët ortodoksë përshëndetën njëri-tjetrin në mesnatë me rastin e Ngjalljes së Krishtit. Laikët në të gjithë vendin e pritën Pashkën në kisha, ndërsa në kryeqytet, shumë morën pjesë në shërbimin festiv të Pashkëve në katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, me në krye Patriarkun bullgar Neofit.
Në mesnatë, Shenjtëria e tij përshëndeti tre herë besimtarët në sheshin para kishës me fjalën "Krishti u ngjall". Thirrjet e tyre të gëzueshme "Me të vërtetë u ringjall" u shoqëruan me tingujt solemn të kambanave të kishës. Më pas kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, peshkopi Gerasim, lexoi mesazhin patriarkal dhe sinodal të Pashkëve drejtuar popullit bullgar, në të cilin spikasin fjalët se Ngjallja e Krishtit është themeli i besimit tonë shpëtimtar.
“Të gjithë ne në ditën e ringjalljes së Krishtit, duke lavdëruar fitoren mbi vdekjen dhe festën e jetës, t’i bëjmë lutje edhe më të zjarrta Gjithëdhënësit për të gjithë ata që humbën jetën në luftë ose në ndonjë fatkeqësi tjetër, si për të gjithë ata që vuajnë, që janë të shtypur dhe të ndrydhur, dhe të shoqërojmë lutjet tona me vepra mëshire e bamirësie, me vepra të asaj dashurie të përsosur që të çon në lavdinë e Kryqit dhe në dritën e Ringjalljes”, thuhet në mesazh.
Në shërbimin në "Shën Aleksandër Nevski” në mesin e besimtarëve ishin presidenti Rumen Radev dhe kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ishte kreu i shtetit që ndezi i pari qiriun e Pashkëve nga Zjarri i Bekuar i sjellë në tempull, i ndjekur nga qindra besimtarë.
Sot nga ora 11:00 në tempullin kryeqytetas “Shën e Diela” do të mbahet shërbesë për Ngjalljen e Dytë.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..