Këngët finaliste në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për muzikën e re bullgare pop dhe rock "Pranvera" 2023 janë tashmë të qarta. Nga 76 këngë të paraqitura, 11 janë skualifikuar për shkak të shkeljes së rregullores, njëra është tërhequr nga autori. Nga 64 këngët e dëgjuara, komisioni përzgjodhi 24. Pas votimit me sistem pikësh, për finalen u zgjodhën 12 performanca. Tre do të konkurrojnë edhe për çmimin për debut.
Në një ceremoni në "Sofia Live Club" më 31 maj në orën 20:00, një juri prej artistësh të shquar bullgarë do të përcaktojë fituesin e Çmimit të Madh. Dëgjuesit e BNR mund të bëhen pjesë e eventit duke votuar për Çmimin e Audiencës. Kjo është e mundur nga data 19 prill deri më 19 maj në faqen bnr.bg/prolet, ku mund të dëgjohen edhe këngët.“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë...