Më 27 prill të vitit 1923 në Sofje lindi kompozitori Petër Stupell. Ai vazhdoi traditën familjare të muzikantëve profesionistë - studioi piano që në moshë të re dhe u diplomua në Akademinë Shtetërore të Muzikës “Panço Vlladigerov” si student i pianos i Prof. Andrej Stojanov dhe i kompozimit në kurset e kompozicionit (departamenti i ardhshëm i kompozicionit) nën drejtimin e Prof. Panço Vlladigerov. Fama e hershme si pianist dhe kompozitor i shkëlqyer, i ndihmoi pas diplomimit të specializojë piano dhe kompozim në Akademinë e Muzikës “Ferenc List” në Budapest.
Fillimi i rrugës së tij profesionale lidhet me Redaksinë e Programeve për Fëmijë të Radio Sofjes.
Petër Stupel është autor i një sërë këngësh të njohura për fëmijë, ndër të cilat më me popullaritet janë “Lepuri i bardhë” dhe “Unë jam Gjumi”. Këngën e fundit e krijoi së bashku me Dimitër Nikollov Spasov për programin televiziv “Natën e mirë, fëmijë” në Televizioni Kombëtar Bullgar.
Krijimtaria e tij përfshin edhe vepra klasike, muzikë për filma, por edhe shumë këngë zbavitëse që u kthyen në hite.
Kompozitorin Petër Stupel do ta kujtojmë me këngën “Takime të vona” sipas muzikës së tij dhe tekstit të Petër Karaangov, interpretuar nga Maria Nejkova dhe Mihaill Bellçev. Kjo këngë fitoi çmimin e parë të “Orfeut të Artë” në vitin 1969.
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..