Kandidatja për kryeministër e GERB-SDS, Maria Gabriel, i ktheu presidentit Rumen Radev mandatin e parë për të formuar një qeveri të paplotësuar me arsyetimin se nuk do të lejojë që pjesë e qeverisë të jenë persona të caktuara përmes marrëveshjeve të pandershme. Para presidentit, Gabriel vuri në dukje se gjatë negociatave me forcat politike në 48 orët e fundit u bë e qartë se me arsye dhe kompromise reciproke do të kërkohet marrëveshje me grupin parlamentar të PP-DB kështu që Bullgaria të ketë një qeveri me parime, synime dhe përgjegjësi të qarta.
Gabriel theksoi gjithashtu se së bashku me akademikun Nikollaj Denkov - kandidat për kryeministër të PP-DB-së dhe drejtuesit e dy formacioneve, kanë një pikëpamje të qartë se mandati i dytë duhet të jetë kombëtar dhe të dyja forcat duhet të nxjerrin një kryeministër dhe një zëvendësministër me rotacion, me një program legjislativ dhe menaxhues si një bazë solide dhe me përgjegjësi të përcaktuara qartë.
Nga ana e tij, Rumen Radev falënderoi Maria Gabriel për përpjekjet e saj dhe theksoi se çdo mandat i mëpasshëm kërkon edhe më shumë kompromise dhe mbi të gjitha komunikim intensiv me shoqërinë.
Pak para kësaj, në Kuvendin Popullor, Maria Gabriel dhe Nikollaj Denkov mbajtën një konferencë, në të cilën u bë e qartë se është arritur një marrëveshje midis dy forcave të para politike për menaxhim të përbashkët në bazë të rotacionit. Si garanci se kjo qeveri do të punojë për të paktën 18 muaj me mbështetjen e forcës së parë politike, për 9 muajt e parë propozimi është që Nikollaj Denkov të jetë kryeministër dhe Maria Gabriel zëvendëskryeministre dhe ministre e punëve të jashtme. Në 9 muajt e ardhshëm kryeministri do të jetë kandidati i GERB-SDS, zëvendëskryeministër kandidati i PP-DB.
Pritet që në ditët në vijim presidenti Radev të dorëzojë mandatin e dytë hulumtues.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..