Emri i bullgares Irena Veliçkova-Jamami lidhet më së shumti me kërkimet e saj afatgjata mbi qëndisjen, e cila është përsosur ndër shekuj dhe nga një zanat i përhapur në të kaluarën është kthyer në një art të vlefshëm sot. Dhe duke qenë se sot gjithnjë e më pak njerëz kanë kohë dhe durim për të qëndisur, Irena Veliçkova-Jamami niset të gjejë dhe të përshkruajë llojet e qepjeve dhe figurat që realizohen falë tyre. Ajo mbledh informacionet e vlefshme gjatë udhëtimeve rreth Bullgarisë dhe nëpër botë. Gjithçka e ka ruajtur në librat e saj “Simbolet arkaike në qëndisje”, “Bullgaria e qëndisur” dhe si një autore në një libër me përmbledhje të qëndistarisë botërore.
Në vitin 2014, Irena Veliçkova u përpoq të realizonte një nga idetë e saj më ambicioze dhe plot ngjyra - të qepte flamurin bullgar. E veçanta këtu është se harta e vendit tonë është paraqitur në një copë me gjerësi 1.40 m, por në vend të emrave të qyteteve, aty janë qëndisur qëndismat karakteristike të kostumit tradicional të zonës përkatëse.
Fakti që mjeshtrja e “qepjes së imët” jeton prej 35 vitesh në Japoni, ka rezultuar një avantazh i vërtetë për punën patriotike. Përveç interesit të ndjekësve të saj në Japoni, bullgarja ka mundur të tregojë hartën e qëndisur të vendlindjes së saj në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare. Me të ajo ka udhëtuar në Tokio, San Francisko, Hamburg, Sofje, Veliko Tërnovo.
Shtatë vjet pas përfundimit të kësaj vepre etnografike, "Harta e qëndisur e Bullgarisë" mbërriti në Sofje dhe do të qendrojë këtu përgjithmonë. Ajo iu dhurua Muzeut Historik Kombëtar dhe së fundmi zuri vendin e saj pas vitrinës në sallën e Etnografisë.
“Më gëzon shumë fakti që “Harta e qëndisur e Bullgarisë” ndodhet tashmë në shtëpi, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Muzetë janë rojtarët e kujtesës së një kombi, të së kaluarës së tij historike, janë baza për një të ardhme konstruktive” – thotë Irena Veliçkova-Jamami.
“Më është dashur një vit për të mbaruar të gjithë punimin. Ai përmban 144 qepje karakteristike për çdo rajon përkatës të vendit. Janë përdorur rreth dhjetë lloje qepjesh. Për të qenë tamam si një flamur i vërtetë, kjo hartë u bekua në Kishën Ortodokse të "Shën Aleksandër Nevski" në Tokio në vitin 2016. Qëndisjen bullgare e kam në gjak, një nga gjyshet e mia është kapane /grup etnografik nga Bullgaria Veriore/. Gjyshja ime tjetër është nga Dupnica dhe gjithmonë kam qenë e rrethuar nga qëndisja dhe thurja, ndërsa si fëmijë kam ndihmuar edhe në thurjen në tezgjah. Nëpër duart e mia ka kaluar çdo lloj qëndisjeje tradicionale.
Unë rrallë kthehem në Bullgari, një herë në 4-5 vjet, por kthimin e një bullgari drejt rrënjëve të tij e shpjegoj me gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet vendi - tregon Irena Veliçkova - Jamami për Radio Bullgarinë. – Njeriu duhet të ketë ku të mbështetet në mënyrë që të mbijetojë një kohë të vështirë të mungesës së të ardhurave. Sigurisht, traditat zenë ende një vend të konsiderueshëm në ditët e sotme, por në Bullgari shohim një rikthim masiv të valleve tradicionale, punimeve me gjilpërë dhe gjithçka që lidhet me folklorin. Rasti jonë është pak më i vështirë, sepse ne ende nuk e kuptojmë se nga vijnë hallet tona. Bullgarët duhet të zgjohen dhe të kuptojë se çfarë pasurie ka ky vend dhe ata nuk dinë ta përdorin atë”.
Irena Veliçkova-Jamami bën një krahasim mes atdheut të saj dhe vendit ku jeton prej dekadash: “Në Japoni, kur thua e huaj, njerëzit kuptojnë Amerikën. Por kur prekin kulturën shumëngjyrëshe të Bullgarisë, të gjithë mbeten të magjepsur, të habitur dhe madje të dashuruar me vendin tonë. Sjellja e tyre ndaj Bullgarinë është shumë e mirë, e përzemërt dhe mirëkuptuese, sepse ata i vlerësojnë traditat. Kështu janë ata – tradita vlerësohet shumë”- shton zonja Jamami.
“Duke jetuar tashmë 35 vjet në një vend ku tradita vlerësohet dhe ruhet pa asnjë ndërhyrje moderne, edhe unë fillova të kërkoj një kuptim më të thellë në traditë. Dëshiroj t'u uroj qëndistareve bullgare që të vazhdojnë me punimet e vërteta të vjetra dhe autentike, të cilat i kanë rezistuar kohës dhe, së bashku me thesaret e arit trak, janë pjesë e trashëgimisë sonë të përgjithshme kulturore, e cila na formon si komb".
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Gergana Mançeva, Muzeu Historik Kombëtar
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..