Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i sivjetshëm „Në mejdanin e Bullgarisë tjetër“ përfaqëson ritualet që lidhen me mbledhjen e trëndafilave

Foto: namegdana2023.bg

Grupe folklorike bullgare nga vende të ndryshme evropiane mblidhen për të kënduar dhe kërcyer në edicionin e tetë të takimit "Në mejdanin e Bullgarisë jetër". Eventi zhvillohet në datat 3 dhe 4 qershor në kryeqytetin çek, Pragë, dhe tema është Festivali i Trëndafilit – mbledhja e trëndafilave në Luginën e Trëndafilave. “Do të marrin pjesë 80 grupe nga vende të ndryshme, do të ketë koreografë të ftuar, muzikë live, valle dhe shumë surpriza të tjera”, tha për BTA, Todor Ralev – koreograf në ansamblin “Bullgarë” në Pragë dhe organizator i takimit të këtij viti. Në të do të marrin pjesë afro tre mijë bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Francë, Britaninë e Madhe, Spanjë, Belgjikë, Gjermani, Holandë, Danimarkë, Itali, Suedi, Poloni etj.

Ansambli “Bullgarë” në Pragë

Komuniteti bullgar në kryeqytetin çek do të demonstrojë ritualet tipike të rajonit të Kazanllëkut, të lidhura me mbledhjen e trëndafilave. Ngjarja përkon me festimet e 120-vjetorit të festës së parë të trëndafilit në Kazanllëk, i njohur si kryeqyteti i Luginës së Trëndafilave. “Qëllimi është që të gjithë së bashku, dorë për dore, të mblidhemi, të kërcejmë në sheshin e improvizuar, të argëtohemi së bashku, të shkëmbejmë informacione dhe përvoja dhe të largohemi me qindra miq të rinj”, thotë Todor Ralev.

Todor Ralev

Në vitin 2015 lindi ideja për t'u dhënë mundësi të gjitha formacioneve folklorike bullgare, që punojnë jashtë kufijve të Bullgarisë, të takohen çdo vit në një vend tjetër, të njihen me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë ide dhe informacione dhe mbi të gjitha – të argëtohen së bashku në skenën e Bullgarisë sonë tjetër dhe të bëhen miq jo vetëm në rrjetet sociale, transmeton BTA.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD