Një protestë e partisë “Vëzrazhdane” bllokoi bulevardin qendror në kryeqytet “Car Osvoboditell” përballë Parlamentit. Protestuesit janë të pakënaqur me krijimin e kabinetit "Denkov-Gabriel". Sipas “Vëzrazhdane”, 14 prej ministrave në projektkabinet janë të lidhur me SHBA-në.
“Nëse votohet qeveria e re, do ta tërheqim versionin aktual të buxhetit dhe shpresoj se brenda 2 javësh do të kemi një version të buxhetit me deficit prej 3 për qind”, tha Asen Vasilev, i cili është kandidat për ministër të financave. Sipas Vasilevit, për të ulur deficitin duhet të rriten të ardhurat dhe të kufizohen shpenzimet. Ai tha se anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë në vitin 2025 është ende realist.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..