Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioneri i BE-së Johanes Han sjell në Sofje lajmet për zvogëlimin e parave në BE

Johanes Han
Foto: EPA/BGNES

Komisioneri evropian për buxhetin Johanes Han do të takohet të enjten në Sofje me kryeministrin Nikollaj Denkov dhe zëvendëskryeministren dhe ministre të  punëve të jashtme Maria Gabriel. Vizita është pjesë e turneut të tij evropian përpara njoftimit të korigjimeve të buxhetit afatgjatë të BE-së. Detajet pritet të zbardhen më 20 qershor, shkruan faqja “Dnevnik”. Bullgaria është ndalesa e tretë e komisionerit pas Letonisë dhe Austrisë.

Komisioni Evropian do të paraqesë javën e ardhshme pikëpamjen e tij për rishikimin e buxhetit afatgjatë të BE-së deri në vitin 2027. Më 7 qershor, Komisioni pranoi se shpenzimet e Bashkimit janë në kufirin e mundësive buxhetore për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së kostos së shërbimit të borxhit të supozuar për financimin e programeve të rimëkëmbjes dhe zhvillimit pas Covid-19 dhe për shkak të fondeve emergjente në mbështetje të Ukrainës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 majin

E marta do të jetë kryesisht me diell. Pasdite kryesisht në zonat malore do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët nga jug-jugperëndimi, e cila në fushën e Danubit do të zhvendoset..

botuar më 24-05-06 6.40.MD

Po i marrim F-16-ët e parë në fillim të vitit të ardhshëm

Avionët e parë luftarakë F-16 do të mbërrijnë në fillim të vitit 2025, tha për BNT ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Në vjeshtë, pilotët bullgarë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara se si t’i drejtojnë avionët. Gjithashtu vitin e..

botuar më 24-05-06 4.03.MD

Dita e trimërisë u festua me bekim të flamujve të betejës

Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua..

botuar më 24-05-06 12.31.MD