Gati 50 peshkatarë, duke përfshirë burra, gra, adoleshentë dhe fëmijë, do të garojnë në kapjen e peshqve të lumit pranë Urës së Djallit në lumin Arda, raportoi BTA. Programi i Festivalit të Peshkimit fillon me një ecje turistike nga qyteti i Ardinos deri në Urën e Djallit më 17 qershor. Sipas Bashkisë, mbi 50 lloje peshqish jetojnë në ujërat e Ardës, nën Urën e Djallit. Çmime speciale parashikohen për peshkatarët më të mirë nga rajoni dhe vendi - për peshkatarët që kapin peshqit më të vegjël dhe më të mëdhenj, si dhe për pjesëmarrësit me rezultat më të ulët.
Ura e Djallit është një nga vendet turistike më të vizituara në komunën e Rodopeve dhe në muajt e verës çdo ditë vijnë qindra turistë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..
Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..
Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..