Pas disa koncerteve të përbashkëta të suksesshme në vend, tre nga grupet alternative më interesante bullgare do të mbajnë një koncert të përbashkët sonte në “The100 Club” në Londër. “No More Many More”, “Cool Den” dhe “Kerana dhe Kozmonautët” dalin në skenë në klubin legjendar “The 100 Club” më 16 qershor në orën 19:00 për të takuar fansat e tyre në Britaninë e Madhe.
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Londër do të kenë mundësinë të shijojnë simbiozën e suksesshme mes tre grupeve moderne të rock-ut bullgar që këndojnë në gjuhën e tyre amtare. Rreth 30 000 bashkatdhetarë që e duan muzikën bullgare jetojnë në Mekën e rock and roll-it.
Të lirë, të guximshëm dhe të palëkundur, të afërt në mesazhe dhe sugjerime, “Kerana dhe Kozmonautët”, “Cool Den” dhe “No More Many More” shprehin qartë pozicionin e tyre shoqëror dhe tekstet e tyre zbulojnë të vërteta të mëdha për jetën.
No More Many More, të cilët janë më me përvojë të kësaj tresheje, luajnë rock alternativ me elemente hip-hop dhe tekste sociale në të cilat nuk kanë frikë të shprehin qëndrimin dhe opinionin e tyre të fortë dhe aktiv qytetar. Aktualisht grupi është duke punuar për albumin e tyre të katërt, i cili pritet të jetë i gatshëm në vitin 2023.
Cool Den janë grupi më i ri i treshes. Në historinë e tyre të shkurtër, ata tashmë kanë dy albume të suksesshme. "Për mua, ka qenë gjithmonë e natyrshme që një temë sociale të drejtojë energjinë time krijuese," thotë Nikolla Simeonov, frontmeni dhe kitaristi i grupit.
“Kerana dhe Kozmonautët” u bënë shpejt një nga grupet aktuale më të njohura dhe më të dashura të rock-ut bullgar me tekste në bullgarisht, të cilët vazhdojnë të krijojnë këngë të reja. Muzika e tyre arrin një audiencë gjithnjë e më të gjerë dhe padyshim pushton skenën e rock-ut bullgar. Dëshmi për këtë është kënga e tyre e re "Rrethi", e cila është në top 20-shen e BNR-së.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Kerana Kosmos, Facebook /No More Many More, Facebook / Cool Den, Facebook / Kerana & kosmonavtite
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..