Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen - në fokusin e PE dhe të Presidencës spanjolle të Këshillit të BE-së

| rinovuar më 23-07-12 5.38.MD
Foto: ww.schengenvisainfo.com

Parlamenti Evropian (PE) bëri apel për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen deri në fund të vitit, me argumentin se janë plotësuar kushtet e nevojshme.

Mbështetje të fortë për hyrjen e vendit tonë në Shengen dëshmoi edhe Presidenca spanjolle e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE). Kjo ndodhi gjatë një prezantimi të prioriteteve të tij në Sofje nga ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Alejandro Polanco Mata.

Për sa i përket Shengenit, dy temat kryesore janë reforma e Kodit të Kufijve të Shengenit dhe aderimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Spanja mbështet fuqimisht hyrjen e tyre dhe do të punojë për të lehtësuar dhe krijuar një konsensus në këtë drejtim”, tha ambasadori spanjoll në Sofje, vendi i të cilit mori nga 1 korriku presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropiansipas parimit të rotacionit për një periudhë gjashtëmujore.

Mbështetja e fortë që marrim për anëtarësimin tonë në Shengen na gëzon jashtëzakonisht shumë! Jemi të vetëdijshëm se vendimi është marrë unanimisht. Jemi të vetëdijshëm se duhet të vazhdojmë të zhvillojmë negociata intensive. Kjo mënyrë e shprehur qartë e mbështetjes për këtë prioritet të rëndësishëm për Bullgarinë, na jep një perspektivë të mirë në kuadër të Presidencës spanjolle që ne të kërkojmë dhe të arrijmë një rezultat”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel, e cila mori pjesë edhe në prezantimin e prioriteteve.

Aktualisht, nga anëtarët e BE-së, vetëm Bullgaria, Rumania, Qiproja dhe Irlanda nuk janë pjesë e zonës Shengen.

Ka sërish mbështetje për ne, si dhe për fqinjin tonë verior, nga Parlamenti Evropian – me rezolutën tashmë të miratuar, ku thuhet se një zonë më e madhe Shengen pa kontrolle kufitare do ta bënte Bashkimin më të fortë.”

Teksti nënvizon gjithashtu pasojat ekonomike të qëndrimit tonë jashtë Shengenit. Komisionit Evropian i kërkohet gjithashtu të llogarisë humbjet monetare lidhur me këtë.

A ka mundësi kompensimi - pyetëm drejtoreshën e Portalit "Evropa" Julijana Nikollova:


Që nga viti 2011, që nga kur kemi një deklaratë të Parlamentit Evropian se Bullgaria është e gatshme të hyjë në Shengen, deri më tani vështirë se kemi mundur të marrim dëmshpërblim dhe nuk mendoj se është shumë e denjë të pretendojmë për një gjë të tillë! Po, ka pasoja jashtëzakonisht të mëdha ekonomike për “ne të qëndruarit” – madje radhët e gjata në kufi. Imagjinoni kufirin grek dhe atë rumun nëse ishin të lirë. Një orë pritje në një radhë jo vetëm të turistëve, por edhe të rrymave tregtare kushton qindra mijëra... "

Për sa i përket çështjes së Shengenit, qëndrimi i Komisionit është i qartë, po ashtu edhe qëndrimi spanjoll dhe ai bullgar. Pra, le të bëhemi pjesë e Shengenit për t’u treguar dobitë bullgarëve. Ne u themi se sa e bukur është Evropa, por meqë jeni nga Bullgaria po të jeni në aeroport, duhet të jeni në rreshtin tjetër! Kjo nuk është mirë”, tha kreu i përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari, Cvetan Kjullanov, gjatë prezantimit të prioriteteve në Sofje.

Këshilli do të fokusohet kryesisht në 5 tema: Ukraina, ekonomia, migracioni, siguria dhe mbrojtja dhe marrëdhëniet me jashtë. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet Kinës dhe samitit të ardhshëm midis Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve", tha më herët në Bruksel kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili ishte në Kiev në ditën e parë të presidencës:

Ukraina do të jetë në qendër të të gjitha debateve tona! Dua të dërgoj një mesazh të fortë mbështetjeje për vendin dhe rimëkëmbjen e tij si nga perspektiva evropiane, ashtu edhe nga ajo spanjolle.

Vizita është e rëndësishme dhe jashtëzakonisht simbolike! Ky është një sinjal i qartë për realitetin në Evropë – shtëpinë tonë të përbashkët, si dhe për prioritetet spanjolle: mbrojtjen e lirisë dhe mbështetjen për Ukrainën”, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.


Ndërkohë, presidenca njoftoi se negociatorët nga BE dhe PE kanë arritur një marrëveshje për të rritur furnizimet me municione dhe raketa në Ukrainë. Komisioni Evropian gjithashtu premtoi më parë të forcojë mbështetjen financiare për Ukrainën.

Ne prezantuam një mekanizëm të ri për Ukrainën si pjesë e propozimit tonë për një buxhet të rishikuar për Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për rreth 50 miliardë euro deri në vitin 2027, për shpenzimet buxhetore dhe rimëkëmbjen”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Madrid, ku ishte për fillimin e presidencës dhe ku u angazhua për përmirësimin e industrisë evropiane, duke përfshirë bashkëpunimin me vendet e Amerikës Latine.

Shumë nga problemet me të cilat përballen qytetarët tanë kanë një emërues të përbashkët – varësinë e tepruar nga një numër i vogël i vendeve të treta. Ne duhet të forcojmë autonominë në sektorë si energjia, shëndetësia dhe ushqimi. Për këtë qëllim, është e rëndësishme të mbështetet ri-industrializimi i kontinentit tonë së bashku me diversifikimin e burimeve të furnizimit. Në këtë drejtim, Amerika Latine dhe Karaibet janë një rajon kyç – jo vetëm për Spanjën, por edhe për Bashkimin Evropian”, konfirmoi ambasadori Alejandro Polanco edhe në Sofje.

Më vjen mirë që autonomia strategjike është prioritet! Si një ish-komisionere përgjegjëse për inovacionin, do të jem e kënaqur t’i shohë kompanitë tona duke u zhvilluar mirë dhe duke thënë se Evropa është konkurruese”, shtoi ministrja jonë e jashtme dhe zëvendëskryeministre Maria Gabriel.


Kjo do të jetë presidenca e fundit para përfundimit të mandatit të këtij Komisioni Evropian dhe para zgjedhjeve evropiane, theksoi Maria Gabriel:

Motoja "Evropa më afër popullit" është një sfidë e vërtetë - të popullarizohen ata shembuj të suksesshëm që njerëzit mund t'i vlerësojnë që i kanë falë BE-së", shtoi për moton e presidencës ministrja jonë e jashtme Gabriel. Moton e komentoi edhe presidenti i Këshilli Evropian Charles Michel:

Prioritetet janë të qarta dhe plotësisht në përputhje me atë që ka rëndësi për evropianët. Ato janë të gjitha pjesë e agjendës së BE-së për 5 vitet e ardhshme. Dhe slogani juaj - për ta afruar Unionin me qytetarët e tij - ky duhet të jetë fokusi i të gjithëve ne!
Prioritetet që ndau Madridi janë të përfshira në programin e Komisionit”, shpjegoi Julijana Nikollova. Sipas fjalëve të saj, në fakt, prioritetet spanjolle përkojnë me ato që institucionet evropiane i vendosën vetes në fillim të mandatit të tyre, por ende nuk i kanë arritur:

Kohët e fundit, Komisioni publikoi një dokument befasues për mua së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, i cili quhet Doktrina e Sigurisë Ekonomike.Ai vendos detyrën e sigurisë së furnizimeve, të sigurimit të lëndëve të para strategjike, të shmangies së varësisë së ekonomisë evropiane nga vendet e treta.Dhe në fakt, këto prioritete të Presidencës spanjolle përshtaten me prioritetet e Komisionit (për të plotësuar paketën legjislative "Tranzicioni i Gjelbër", "Evropa e Drejtë") dhe të gjitha prioritetet e tjera që Bashkimi Evropian ka mbajtur vazhdimisht në këto vite (si p.sh. duke mbështetur Ukrainën), pavarësisht se Presidenca suedeze ka bërë përparim thelbësor në Paktin e Migracionit”.

"Për sa kohë që ka një luftë në Evropë - prioriteti i vetëm dhe kryesor mund të jetë ndalimi i saj dhe fitorja e Ukrainës!" Të gjitha prioritetet e tjera janë në plan të dytë”, ka thënë Kjullanov.

“Agresioni rus kundër Ukrainës ndikon negativisht në rendin ligjor dhe sigurinë evropiane. Kjo nënkupton forcimin e kapaciteteve të Evropës si dhe kontributin në zgjidhjen e krizave dhe konflikteve, veçanërisht në fqinjësi”, shtoi Maria Gabriel.


“Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar! Është thelbësore të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën sipas parimeve të unitetit dhe solidaritetit”, tha Alejandro Polanco, i cili së bashku me zëvendëskryeministren tonë Gabriel theksuan dy prioritete të tjera për Presidencën spanjolleTranzicionin e Gjelbër dhe Ballkanin Perëndimor.

Në këtë drejtim, ne do të promovojmë masa për reduktimin e mbetjeve dhe mikroplastikës, dizajnimin e produkteve të qëndrueshme dhe gjenerimin e karburanteve të gjelbër", tha ambasadori.

Ne mbështesim plotësisht planet e Tranzicionit të Gjelbër – prioritizimin e energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e varësisë nga palët e treta dhe uljen e kostos së aturave të energjisë elektrike. Ne mbështesim plotësisht të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor – mbështetja shtesë financiare për ta është thelbësore”, shtoi Maria Gabriel.

"Është thelbësore t'u ofrohet një perspektivë reale atyre që, si Ukraina, duan të anëtarësohen në Union - Spanja ka mbështetur Ballkanin Perëndimor për 30 vjet," theksoi Polanco, ndërsa presidentja e KE Ursula von der Leyen pyeti:

"A mund ta imagjinojmë BE-në pa Ukrainën, pa Ballkanin Perëndimor? E pamundur!"

Nga ana tjetër, Spanja do të përpiqet të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes për Paktin për Migracionin dhe Azilin”, shtoi ambasadori i Spanjës në vendin tonë, kryeministri i së cilës shprehu gjithashtu pritshmërinë që puna për Paktin të përfundojë së shpejti.

Puna në terren gjithashtu duhet të vazhdojë, theksoi Ursula von der Leyen:


"Në veçanti, duhet investuar në vendet kyçe që janë pikat fillestare e migracionit, si dhe në vendet transit. Për shembull, me projekte për pilotët në kufijtë bullgarë dhe rumunë dhe për menaxhimin e kufirit dhe për procedurat kufitare.”

Bullgaria është e kënaqur nga reformat në buxhetin e migracionit dhe menaxhimit të kufijve. Arritja e një ekuilibri midis përgjegjësisë dhe solidaritetit është me rëndësi kyçe për anëtarësimin e Sofjes në Shengen”, shtoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Maria Gabriel.

Cilave aspekte duhet t'u kushtojë vëmendje vendi ynë për këtë qëllim – e përmblodhi kryeministri ynë Nikollaj Denkov:

I pari është legjislacioni; siguria kufitare dhe pjesa e tretë ka të bëjë me bindjen e partnerëve tanë evropianë se ne e kemi kryer punën tonë, e cila kërkon aktivitet aktiv të politikës së jashtme”.

Pranimi ynë u diskutua në qershor nga presidenti Rumen Radev me Karl Nehammer, kancelarin e Austrisë - një nga vendet që na bllokojnë nga Shengen:

"Austria vlerëson shumë bashkëpunimin e krijuar tashmë dhe veçanërisht iniciativën tonë për një grup pune kundër emigracionit. Sa i përket Holandës, jam i bindur se kryeministri Mark Rutte do të mbajë premtimet e tij bazuar në atë që Bullgaria ka përmbushur tashmë”.

Mirëpo, në korrik, qeveria e Holandës dha dorëheqjen, e cila gjithashtu bllokoi anëtarësimin tonë në Shengen.


Rënia e qeverisë së Mark Rutte mund të vonojë vendimin e Holandës dhe dritën jeshile për anëtarësimin tonë në Shengen”, paralajmëroi zëvendëspresidentja Ilijana Jotova.

Për mendimin tim, me propozimin e Komisionit për mbylljen e Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Kontrollimit për Bullgarinë dhe Rumaninë, kjo çështje veçanërisht në lidhje me Holandën duhet të zgjidhet, sepse ky ishte kushti i saj. Shpresoj se gjërat do të zhvillohen pozitivisht", tha drejtoresha e Portalit "Evropa" Julijana Nikollova dhe shtoi:

Gjithmonë kam qenë më e shqetësuar për Holandën. Austria shfaqet herë pas here në horizont dhe ky problem i hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është sikurse për shkak të ndonjë konjukture të brendshme.”

Dhe cilat janë pritshmëritë tuaja për pranimin tonë në zonën Shengen, duke përfshirë "mbështetjen spanjolle"?

“Pozitive, shumë kohë më parë. Mendoj se po të kishim një qeveri të rregullt, kjo mund të kishte ndodhur qysh vitin e kaluar. Shpresoj që optimizmi im të mos jetë i pabazë dhe të mos ndodhë asgjë për ta përgënjeshtruar atë!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Më shumë nga rubrika

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë – po rritet numri i skeptikëve

Kanë kaluar dy vjet nga ai mëngjes shkurti i vitit 2022, i cili ndryshoi jetën në Evropë dhe më gjerë dhe bëri një ridemensionim të marrëdhënieve në një sërë sferash midis Botës dhe Federatës Ruse. Megjithatë, në rreshtat e mëposhtëm, nuk do të..

botuar më 24-02-24 7.30.PD

Pikturat digjitale të një gruaje bullgare u ulën 384 000 km larg Tokës

Dy piktura digjitale të artistes bullgare Sillvija Stratieva zbarkuan në Hënë, të transportuara nga anija kozmike “Odiseu”. Ato janë pjesë e projektit “Kodi i Hënës”, tha ajo për Faktor.bg. Anija kozmike “Odiseu”, e ndërtuar dhe e operuar nga..

botuar më 24-02-23 12.41.MD

Një seri e re dokumentare për luftën në Ukrainë me premierë në Sofje

Lufta në Ukrainë, e cila filloi me pushtimin rus më 24 shkurt 2022, po vazhdon prej dy vitesh. Sipas të dhënave nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, në fund të vitit 2023, numri i civilëve të vrarë në Ukrainë..

botuar më 24-02-23 5.25.PD