Në qytetin e Tiranës u zhvillua aktiviteti “E ardhmja është në origjinë” me pjesëmarrjen e 9 pakicave kombëtare në territorin e Shqipërisë. Ky aktivitet u mbështet nga Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Në të morën pjesë edhe përfaqësues të pakicës etnike bullgare në Shqipëri.
Elza Koja, nënkryetare e shoqatës “Prosperitet Golloborda”, theksoi se “Tradita e bërjes së bukës u soll përmes piteve të ndryshme të zbukuruara me figura lulesh dhe byrekëve të përgatitura me dashuri nga duart e arta të vajzave”. Nëpërmjet gatimeve dhe veshjeve të bukura tradicionale bullgare njerëzit arritën të prekin traditën bullgare. Ky ishte një prezantim shumë i bukur që na flet për dashurinë për jetën, rrënjët tona, trashëgiminë tonë kulturore dhe folklorike, e cila përcillet brez pas brezi.
Moment i rëndësishëm i aktivitetit ishin materialet e regjistruara në terren nga studiuesja Vesellka Tonçeva, e cila dërgoi këngët "Pastroi dhe shtroi Velja", interpretuar nga këngëtarja Rajmonda Tolya nga fshati Golemo Ostreni dhe "Nise vallen o Bojan", interpretuar nga Altin Koçi, Bujar Muça dhe Alfons Muça nga fshati Golemo Ostreni.
Në këtë event morën pjesë edhe znj. Konstantina Bezhani, kryetarja e Komitetit për Pakicat Kombëtare, znj. Milena Selimi, e zgjedhur si përfaqësuese e komunitetit bullgar në këtë institucion, zv. Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë, z. Asen Paçev dhe konsulli i kësaj përfaqësie z. Bllagoi Petrov, si dhe diplomatë dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit.
Vajzat dhe djemtë me kostume, këngë dhe valle popullore bullgare tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, duke treguar edhe një herë se komuniteti bullgar respekton rrënjët e tij dhe duke përcjellë një mesazh paqeje, tolerance dhe bashkëjetese me të gjitha pakicat e tjera kombëtare në Shqipëri.
Më tepër për veprimtarinë që zhvillohen në lidhje me bullgarët në Shqipëri mund të lexoni këtu:
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të..
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e..