Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti i vitit 2023 i vë strukturat shtetërore në prag të mbijetesës

Foto: BGNES

Në sfondin e vapës së korrikut, debatet e nxehta rreth Buxhetit 2023 vazhdojnë. Deri më 25 korrik, kur Kuvendi Popullor duhet të votojë përfundimisht kuadrin financiar të shtetit, duhet të merret vendimi për rritjen e të ardhurave në sferën buxhetore. 10% e parashikuar nga ministri i financave nuk përputhet me pritshmëritë e të kualifikuarve “të varfër që punojnë”, të cilët fjalë për fjalë po mbyten nën presionin e çmimeve galopante të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Në vetëm një vit, çmimet e shumë produkteve ushqimore u rritën me më shumë se 20%, në kurriz të të ardhurave që nuk arrijnë dot me inflacionin. Sipas kreut të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Pllamen Dimitrov, ka para në shtet dhe ato mund të drejtohen për paga, të cilat janë drastike prapa. Prandaj sindikata organizoi një sërë protestash para Kuvendit Popullor me kërkesë për rishikim të shtesave për të punësuarit në sferën buxhetore:

“Kemi thënë kohë më parë se nga mund të merren mjetet - tha Pllamen Dimitrov në një intervistë për BNR. – Shpenzimet kapitale janë të fryra. Në një buxhet, i cili në praktikë miratohet më 1 gusht, parashikohen 8.2 miliardë leva shpenzime kapitale. Te data 1 prilli, programi kapital u zbatua për 1.8 miliardë leva. Cili person normal mund të mendojë se do të shpenzohen rreth 6.5 miliardë leva në pesë muajt e ardhshëm? Prandaj mendojmë se mund të mbeten 500 milionë leva prej tyre, por jo sepse nuk duam që të investohen në kosto kapitale. Ato janë të rëndësishme për ekonominë, por koha nuk do të jetë e mjaftueshme dhe procedurat për realizimin e riparimeve të planifikuara dhe kostot e tjera nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë deri në fund të vitit.”

Pllamen Dimitrov

Edhe Konfederata e Punës “Podkrepa” organizoi një protestë para parlamentit, me kërkesa për vendosjen e taksës mbi fitimet e tepërta, rritjen e taksave të korporatave, vendosjen e minimumit pa taksa, kthimin e TVSH-së në nivelet standarde për restorantet dhe palestrat etj., me qëllim garantimin e të ardhurave në thesar. Sipas këshilltares ekonomike të Konfederatës së Punës “Podkrepa”, ka dallime në kërkesat e dy sindikatave kombëtare dhe për këtë arsye vetëm Konfederata e Punës “Podkrepa” nuk e përkrahu buxhetin e shtetit. “Vetëm ne vazhdojmë të insistojmë që të mos na gënjejnë me 200 milionë leva shtesë, ndërkohë që i grabisin Bullgarisë miliarda”, është kategorike Vanja Grigorova. - Sofja nuk është Bullgari, prandaj organizuam protesta edhe në vend”:

Vanja Grigorova

“Ne këmbëngulim dhe shpresojmë që përfaqësuesit e popullit të kuptojnë se politika e dobësimit të ndërmarrjeve bullgare dhe qytetarëve bullgarë që punojnë nuk çon në asgjë të mirë - theksoi Vanja Grigorova para Radio Bullgarisë. - Ne nuk jemi kundër deficitit të propozuar prej 3%, por nuk mund të jetë në kurriz të popullit. Kjo është pikërisht ajo që shihet në këtë buxhet.”

Sipas deputetit të BSP-së dhe anëtar të komisionit për media, Ivan Çençev, ekziston mundësia për të rritur të ardhurat e atyre që punojnë në sferën buxhetore:

Ivan Çençev

“Sigurisht që duhet të ketë rritje të pagave dhe nuk mund ta imagjinoni se sa e lehtë është kjo në të vërtetë – theksoi Ivan Çençev në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë. - Le të shpresojmë që ende kolegët e mi në sallën plenare kanë ndërgjegje, ose të paktën edhe ata që nuk kanë ndërgjegje - të kenë një vendim politik për rritjen e pagave. E keqja është se kaq shumë janë të neglizhuara gjerat në sektorin publik, që në çdo sferë njerëzit janë vërtet të rraskapitur. Kjo mund të kapërcehen vetëm brenda sallës. Me një buxhet prej 70 miliardë levash në vit, detyra e ministrit të financave është të kujdeset fillimisht për njerëzit në vend dhe ne e bëjmë këtë si parti. Besoj se me vullnet të mirë  kjo është e arritshme.”

Në përgjigje të deklaratave të sindikatave se ka mundësi për të rritur të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik, ministri i financave Asen Vasilev konfirmoi për BNR se në realitet ka fonde shtesë në buxhet:

Asen Vasilev

“Vërtet ka rezerva. Të gjitha fondet për programet evropiane që po përfundojnë janë të planifikuara, pavarësisht nëse projektet do të përfundojnë apo jo. Ka një rezervë të caktuar, por çdo kërkesë për të rritur pagat çon në kërkesa të reja dhe ne fillojmë të derdhim gjithnjë e më shumë fonde në një sektor publik të pareformuar.”

Çështja me të ashtuquajturat reforma, megjithatë, është shumë relative. Në shumë struktura të mbështetura nga shteti, realizohen të ashtuquajturat politika të optimizimit - në atë masë që puna e “numrit” të shkurtuar shpërndahet midis të punësuarve që mbeten, pa ndikuar kjo siç duhet në pagesën e punës së tyre, siç parashikohet në Kodin e Punës. Madje ndodh që për shkak të pagave të ulëta nuk mund të gjenden as specialistë të kualifikuar për të zëvendësuar ata që dalin në pension. Kështu ndodh edhe në BNR, ku nuk ka si të gjenden inxhinierë të kualifikuar për një rrogë 1000 leva, prandaj pyetja nuk ka të bëjë vetëm me mbijetesën e të gjitha këtyre strukturave, nga të cilat varet funksionimi i shtetit, por edhe për zhvillimin e tyre, si pjesë e rëndësishme e së ardhmes.

Sipas Ivan Çençevit, gazetaria e vërtetë është në mediat publike, ku është shkolla për gazetarë. Në të njëjtën kohë, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) vazhdojnë të financohen për orë programi, pavarësisht se funksionet e tyre e kalojnë shumë kohën e transmetimit. Këto janë mediat që ruajnë kujtesën kombëtare, që nga momenti i krijimit të tyre. Ato janë mediat te të cilat bullgarët mbështeten për të marrë informacion të besueshëm dhe të pavarur.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, BTA, BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit

Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..

botuar më 24-12-20 9.27.PD

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..

botuar më 24-12-17 12.15.MD

Eksportet dhe importet drejt Evropës dhe vendeve jashtë BE-së po bien

Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..

botuar më 24-12-15 10.15.PD