Pyetjes: “Nëse do të mund të zgjidhnit, në cilën periudhë historike do të dëshironit të jetonit?”, 32.6% treguan kohën e socializmit. 28.1% zgjedhin demokracinë e hershme pas vitit 1989. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi përfaqësues bërë nga Qendra Kombëtare për Studime Parlamentare.
Tranzicioni nga komunizmi në demokraci është renditur si ngjarjet më zhgënjyese në historinë bullgare. Ai u vendos pranë rënies së Bullgarisë nën sundimin bizantin dhe osman.
39% e vlerësojnë Vasilв Levskin si figurë kryesore bullgare, i ndjekur nga Hristo Botev me 28%.
Pyetjes: “Çfarë ju bënë të turpëroheni që jeni bullgar?”, 17.1% prej të anketuarve tregojnë politikanët. 14% e bullgarëve nuk krenohen për origjinën e tyre, mes tyre mbizotërojnë romët apo turqit.
Si ngjarjet më të rëndësishme pas ndryshimeve të vitit 1989, përmendet anëtarësimi në BE 38.6% dhe NATO 16.1%. Miratimi i anëtarësimit në BE ra me 11.4 për qind në 51.6%, anëtarësimin në eurozonë nuk e miratojnë 56.5% nga të anketuarit.
Mbështetja për Rusinë u ul nga 29.9% në 2013 në 14.7% në 2023.
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..