Nëfshatin e vogël Staro Zhelezare hapi dyert Muzeu i parë Rural i Artit të Rrugës në botë. Ekspozita përfshin panele shumëngjyrëshe me foto origjinale të realizuara gjatë festivaleve Street Art në Staro Zhelezare nga viti 2013 e deri më tani.
Ideja i përket një familjeje piktorësh bullgaro-polake, të cilët prej vitesh pikturojnë muret e bardha të fshatit, së bashku me nxënësit e tyre. Venci dhe Katarzhina Pirjankovi jetojnë në Poznan. Aty kanë një shkollë vizatimi për studentët e ardhshëm dhe verën ekalojnë në Staro Zhelezare, ku Venci ka një pronë trashëgimore. Me kalimin e kohës, familja artistike e ktheu shtëpinë e tyre në fshatin e malit SrednaGora në një kamp krijues ku ftojnë nxënësit e tyre. Çdo verë, piktorë të rinj polakë mbërrijnë këtu për të krijuar dhe materializuar imagjinatën e tyre mbimret e fshatit. Falë tyre, 10 vjet më parë, Staro Zhelezare u shfaq në hartën turistike të Bullgarisë dhe tani, së bashku me Muzeun e parë Rural të Artit të Rrugës, është gati të fitojë famë botërore.
Lexoni më shumë:
“Këtë vit vendosëm të bëjmë një muze të artit të rrugës. Ne donim që ajo që ndodhi në 10 vitet e fundit të përqendrohej në një vend – shumë foto nga jeta e fshatit, nga vitet e para këtu dhe nga të gjitha veprimet që lidhen me artin”, tha për BTA Katarzhina Pirjankova.
Piktorët vizatojnë me bojëra akrilike dhe llak. Në muret e Staro Zhelezares marrin jetë imazhe të personazheve të njohur - muzikantë, aktorë, shkencëtarë, personazhe publike, politikanë... Për shembull, në një vepër shfaqen mbretëresha Elizabeta II me gjyshen Velika dhe Ivani me Barak Obama. Tema e këtij viti është “Udhëtimet e famshme dhe të dashura”. Mysafirët e fshatit Staro Zhelezare mund të shohin veprat më të fundit të nëntë piktorëve polakë që portretizuan personazhe nga filmat aventureske. Duke kaluar nëpër rrugët e fshatitnga muret e shtëpive dhe oborreve “përgjojnë”, Indiana Xhouns, Xhak Sparrou dhe Forest Gëmp, të ulur në një stol me një gjyshe bullgare.
“Për ne, ky është një art i angazhuar shoqëror – i lidhur me të vërtetë me njerëzit dhe iu drejtuar atyre”, thotë Katarzhina Pirjankova për BTA. Sipas saj, ajo sjell buzëqeshje, jep tema për reflektim për jetën - çfarë është e rëndësishme në të dhe çfarë na bën të lumtur.
Përpiluese: Veneta Nikolova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTATraditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..
Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..
Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare,..
Një nga shkollat e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë..