Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fyelltari Teodosi Spasov niset për një turne në SHBA dhe Kanada

Tedosi Spasov
Foto: Ani Petrova

Muzikanti bullgar Teodosi Spasov, së bashku me një kuintet folklorik, do të vizitojë SHBA-në dhe Kanadanë nga data 24 shtator deri më 6 tetor. Më 24 shtator, muzikantët do të japin një koncert në Çikago, më 27 shtator - në Nju Jork, më 29 shtator - në Pittsburgh, më 30 shtator - në Toronto, më 1 tetor - në Otava, më 4 tetor - në Uashington, më 6 tetor - në Boston.

Foto: FB / Theodosii Spassov

Turneu organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Bullgarisë në Uashington. Koncertet i kushtohen 120 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Bullgarisë dhe SHBA-së.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po lufton dy zjarre të rënda në malet Sllavjanka dhe Maleshevska

Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja pyjore e prekur në Malin Maleshevska, si dhe mbi 3000 dynymë tokë bujqësore. Nuk ka asnjë rrezik për..

botuar më 24-07-31 9.27.PD

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 në 35°, në..

botuar më 24-07-30 7.40.MD

Filloi evakuimi i fshatrave pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut

Sistemi BG-ALERT lëshoi një paralajmërim evakuimi për banorët e pesë fshatrave në komunën Strumjani, për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu në zonën e malit Maleshevska, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Zjarri atje vazhdon të rritet dhe në..

botuar më 24-07-30 6.27.MD