Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të ndërtojnë një bazë të përhershme ushtarake të NATO-së në Bullgari

Foto: BGNES

Një qytet i tërë i vogël në të cilin do të jetojnë ushtarët e aleatëve të NATO-së, nga grupi ndërkombëtar luftarak në territorin e Bullgarisë, do të ndërtohet nga Ministria e Mbrojtjes deri në vitin 2025. Kostoja e parashikuar është të paktën 50 milionë euro, por vlera përfundimtare do të bëhet e qartë pas përfundimit të projektimit, njoftoi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev para deputetëve të Komisionit të Mbrojtjes në Kuvendin Popullor. Rreth 1500 personel ushtarak do të banojnë përgjithmonë në qytet, por ai duhet të jetë në gjendje të strehojë deri në 5000. Ende nuk është vendosur se ku do të jetë baza, por ushtarakët e treguan qytetin Jamboll si zonë më të përshtatshme me lokacionet Kabile dhe aeroportin ushtarak Bezmer. Sipas ministrit, ndërtimi i qytetit ushtarak do të zhvillojë ekonomikisht Jambollin dhe rajonin.


Më shumë nga rubrika

Ministria e Mbrojtjes do të monitorojë dezinformatat në internet

Ministria e Mbrojtjes ka krijuar një organ që do të monitorojë dezinformatat në internet dhe media. Sipas rregullores së re për veprimtarinë e Qendrës së Informacionit pranë departamentit, shpallur në Fletoren Zyrtare, struktura do të monitorojë..

botuar më 24-03-01 11.41.PD
Bojko Borisov

Marrëveshja e koalicionit e GERB do të përmbajë një pjesë të madhe të kushteve të PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se marrëveshja e koalicionit, të cilën partia po e përgatit, tashmë është hartuar. Sipas Borisov, një pjesë thelbësore e memorandumit të propozuar nga "Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" (PP-DB)..

botuar më 24-03-01 11.02.PD

Parashikimi i motit për 1 marsin 2024

Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°. në Sofje 6°. Në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në malet mbi 1800 metra borë. Në shumicën e zonave reshjet do të jenë të..

botuar më 24-02-29 7.30.MD