Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Votojmë me makineritë e vjetra në zgjedhjet lokale

Kamelija Nejkova
Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) propozoi disa herë që të krijohet një softuer i ri për votimin makinerie në mënyrë që të mos ketë përfshirje të huaj, por nuk mori përgjigje nga asnjë institucion. Këtë e bëri të ditur kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, gjatë një seance dëgjimore parlamentare për besueshmërinë e votimit me makinë. Ajo shpjegoi se me softuerin e votimit, të blerë me kontratë në vitin 2021, nuk mund të merret asnjë vendim teknik pa pjesëmarrjen e krijuesit të tij, “Smartmatic International Holding”.

Kryetarja e KQZ-së tha gjithashtu se në zgjedhjet lokale të 29 tetorit të këtij viti nuk do të ketë makineri të reja dhe votimi do të bëhet me afro 13 mijë aparaturat e blera tashmë.



Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Për të pasur një rotacion të kryeministrave, PP-DB këmbëngulin për nënshkrimin e një memorandumi

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) kanë hartuar një memorandum që duan të bëhet një kontratë për qeverisjen e vendit dhe duan që të nënshkruhet nga GERB-SDS. Sipas bashkëkryetarit të PP-së, Kirill Petkov, dokumenti do të..

botuar më 24-02-21 10.42.PD

Trafiku i makinave u hap përgjatë tunelit më të gjatë në Bullgari

Me një ceremoni solemne është hapur qarkullimi përmes tunelit “Zheleznica” në autostradën “Struma”. Objekti është 2 km. dhe është tuneli rrugor më i gjatë i ndërtuar në vend. Autostrada “Struma” është pjesë e korridorit Orient/Mesdhetari Lindor që..

botuar më 24-02-21 10.31.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4°, në Sofje - 1°. Para mesditës do të mbajë vranësira, në vende të izoluara me reshje të dobëta. Pasdite vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Do të fryjë e dobët,..

botuar më 24-02-20 6.25.MD