Prokuroria Publike Evropiane njoftoi se nën drejtimin e saj policia arrestoi tre persona. 6 lokacione u kontrolluan si pjesë e një hetimi për marrjen e paligjshme të fondeve të BE-së. Nga provat dhe dokumentet e sekuestruara u konstatua se të dyshuarit kanë dhënë informacione të rreme në emër të një tjetri për të marrë financime evropiane. Ata shfrytëzuan persona “me status të ulët socio-ekonomik” si persona zëvendësues për paraqitjen e kërkesave për ndihmë bujqësore, thuhet në njoftim. Kreu i grupit të organizuar kriminal ishte i autorizuar nga imituesit si përfaqësues i tyre para Fondit Shtetëror “Bujqësia” dhe bankave. Kështu i merrte fondet nga BE-ja dhe kishte kontroll të plotë mbi mashtrimin. Punonjës të Fondit “Bujqësia” dhe zyrës rajonale të bujqësisë në Sevlievo janë të dyshuar për bashkëpunim.
Më 15 dhe 16 qershor, Zlatograd mirëpret edicionin e 8-të të Asamblesë së Sheqerit "Bullgaria ime". Do të mbahet një takim kombëtar i pastiçerëve dhe dekoruesve bullgarë. Do të hapet edhe ekspozita “Arti i sheqerit: Etydet e sheqerta në Zllatograd”...
Të shtunën e datës 15 qershor do të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e paradites vende-vende në rrafshnalta dhe ultësira dukshmëria do të jetë e zvogëluar. Pas mesditës, kryesisht mbi zonat lindore dhe malore do të zhvillohen vranësira, por nuk..
Qeveria e përkohshme po punon për të formuar paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën, tha për BNR ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov pas përfundimit të një takimi të ministrave ushtarakë të vendeve të NATO-së. I pyetur për të komentuar fjalët e..
GERB - SDS ftoi partitë e parlamentit të ri për takime. Për të diskutuar mbi formimin e qeverisë dhe temat kryesore publike, në orën 13:00 janë të..
Takimi i nëntëmbëdhjetë botëror i mediave bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), do të mbahet nga 18 deri më 21 qershor në 3..
Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, ka njoftuar në Facebook se ka pasur një takim me kryeministrin bullgar..